Droni në burgun e Peqinit/ Eksperti: Është histori e vjetër! Duhen marrë masa, gardianët e burgjeve trajtohen në mënyrë mizerabël

Javën e kaluar një dron u pikas në burgun e Peqinit, që po transportonte për të burgosurit lëndë narkotike, celularë. Ky rast ngriti alarmin për sigurinë në burgje. Më shumë folën në ‘Studio Live’ dy ekspertët Artan Rexhepi dhe Fatjon Softa.

Rexhep theksoi për Arbër Hitajn se kjo është një histori e vjetër dhe duhet zgjidhur nga specialistët civilë.

'Historia e droneve është histori e vjetër. Problemi si duhet të përgjigjet drejtoria e burgjeve. Dhe tek mentaliteti i personelit. Drejtori i përgjithshëm është civil, për të futur frymën civile. Është mirë që të thirren specialistë.'

Softa vuri në dukje se duhet të ketë një legjislacion të posaçëm për përdorimin e droneve.

'Dronet po marrin përdorim të gjerë. janë futur edhe në strukturën policore. Kjo gjë mbetet edhe për botën e krimit. Teknologjia investohet edhe për grupet kriminale. Mendoj se çështje nuk është vetëm e burgjeve por edhe e qeverisë shqiptare. Duhet ligj për dronët. Në cilët nivele dronet duhen përdorur për qytetarët. Mbi një peshë të caktuar, mbi 200 g mund të mbajnë lëndë edhe të dëmshme. Shërben edhe për ekzekutim. Duhet kontroll. Çështje shumë e rëndësishme.'

Më tej, nënvizoi rëndësinë e investimeve në burgje.

'Nevoja për të përdorur lëndë narkotike kthehet në nevojë jetike. Përdorin elementë të tillë për të depërtuar. Nuk mund të mbeten larg nga ajo botë që kanë lënë. E dyta korrupsioni, pagat apo mungesa e kontrollit të personelit ul nivelin e sigurisë. Në Peqin nuk punon as kamerat e sigurisë. Peshorja anon nga korrupsioni. Çdo burg duhet ndërtuar mbi standard sigurie. Duhet investim edhe tek njerëzit. Në burgje ka dhe diferencim. Më të fortët jetojnë më mirë, duke shfrytëzuar më të dobëtit. Një pjesë i kanë kthyer burgjet në salla stërvitje.'

Rexhepi shtoi më pas edhe kushtet e këqija në të cilat punojnë punonjësit e sigurisë në burgje dhe gardianët.

'Kam punuar prej vitesh tek burgjet. Peqini është një burg i ndërtuar nga italianët. I vetmi element sigurie që mungonte ishte banja në dhoma. Fenomen i pashmangshëm futja e droneve, por duhen marrë masa nga institucionet. Rrjeta të imta, sensorë të kuq për mjetet që fluturojnë. Ashtu si e kanë zgjidhur bota. Në burgje faktori njeri është vendimtar në siguri. Gardianët e burgjeve trajtohen në mënyrë mizerabël. 8 orë në kushtet e një të burgosuri për pagën që kanë ata. Minimalisht 50% duhet ta marrin shtesë. Mos të flasim pastaj kërcënimet, ka patur reagim ndaj tyre.'

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 17/09/2024 20:35

    Kur thote ky godoshi eshte histori e vjeter atehere diçka di ,le ta marre spaku ne pyetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Përfshihet nga flakët një banesë, shkak një shkëndijë elektrike

Korçë/ Përfshihet nga flakët një banesë, shkak një shkëndijë elektrike