Policia nuk fal as për Shën Valentin, 16 patenta të hequra në autostradën Tiranë-Durrës: Festë për të festuar jo për të fluturuar

Gjatë kontrolleve mbrëmjen e së të premtes  janë hequr 16 leje drejtimi për shpejtësi jashtë normave të lejimit në aksin Tiranë-Durrës. Gjithashtu në kuadër të këtyre operacioneve u evidentuan shumë drejtues duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën në rrugë.

Fundjava gjithmonë është në qendër të vëmendjes nga policia Rrugore për parandalimin e rasteve që abuzojnë me shpejtësinë, ku gjatë natës së djeshme ata u fokusuan ne aksin Tiranë-Durrës.

Postimi i Plotë:

Shpejtësi&lagështi në rrugë, destinacioni. Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë, kontrolle parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranes, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për te siguruar rrugët e përdoruesit e saje përgjatë udhëtimit. Fundjava dhe festa janë për tu festuar,jo për të fluturuar në rrugë dhe përfunduar në , apo më keq akoma. Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge. 16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim. 14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.

KUJDES! Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, udhëzimet dhe këshillat e policit, për sigurinë tuaj dhe te tjerëve. Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë ne rruge, duke manifestuar rregull dhe disipline, ne raport me rregullat e qarkullimit rrugore. Foto  dhe gjobe  ne adrese te komisariatit digjital, ne numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje qe cenon sigurinë rrugore.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë