Dy javë kërkime në Shqipëri 'kanë bindur' policinë se Adriatik Llalla nuk ndodhet në vend dhe të angazhojë SPAK, që të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-kryeprokurorit. Policia e Tiranës nuk e ka gjetur Llallën brenda vendit dhe për këtë arsye i kë dërguar SPAK relacionin se Llalla 'nuk figuron' brenda Shqipërisë .

Më 22 shator ditën kur u dha dënimi, policia shkoi në shtëpinë  Adriatik Llallës për ta arrestuar, por ai nuk ndodhej aty dhe se familjarët thanë se "nuk e dinin se ku ndodhej".  Report Tv mësoi më herët se Llalla është larguar nga Shqipëria më 7 shtator nga Rinasi drejt Romës. Ndërkohë që vendndodhja e tij nuk dihet se ku është aktualisht.

Sipas Ligjit Llalla kishte 7 ditë kohë për t'u paraqitur vullnetarisht në polici për të vuajtur dënimin, por kur kanë kaluar dy javë SPAK po nis procedurat për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar.

GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.