Drejtësia e re kap 'peshkun e parë të madh', përfundimisht 2 vite burg për Adriatik Llallën! SPAK: Të ekzekutohet vendimi! Ish-kryeprokurori, zyrtari më i lartë që do shkojë në qeli

TIRANË-Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të shkojë në burg. Vendimi përfundimtar, i formës së prerë dhe i zbatueshëm, është marrë sot nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Kur reforma në drejtësi në Shqipëri u votua me 140 vota në Kuvend, në mendjet e gjithsekujt ishte pikërisht realizimi i një sistemi drejtësie që do të çonte në qeli 'të paprekshmit' e Tiranës, ose siç është thënë shpesh edhe nga amerikanët 'peshqit e mëdhenj'.

Dhe me vendimin e sotëm Apeli i GJKKO bëri pikërisht këtë duke lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.

Report Tv mëson se Llalla prej një jave është larguar jashtë vendit për t'u mjekuar në një klinikë private. Nëse nuk paraqitet pas lënies në fuqi të vendimit, ndaj ish kryeprokurorit mund të shpallet mandat arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar. Sipas informacioneve të Report Tv Adriatik Llalla ndodhet në Itali. Tashmë pas vendimit të formës së prerë të GJKKO pritet zbatimi i urdhrit të ekzekutimit. Sipas ligjit për ekzekutimin e vendimeve penale fillimisht duhet që prokurorët të marrin vendimin e Gjykatës dhe më pas të njoftojnë të dënuarin për ekzekutim vullnetar.

Sipas nenit 24 të ligjit për ekzekutimin e vendimeve penale, njoftimi i dorëzohet të dënuarit personalisht dhe, kur kjo nuk është e mundur, familjarëve të tij. Kur kjo mënyrë njoftimi nuk është e mundur, njoftimi bëhet nëpërmjet strukturave vendore të Policisë së Shtetit ku i dënuari ka vendbanimin. Afati i paraqitjes vullnetare në institucionet e caktuara për vuajtjen e dënimit nuk mund të jetë më vonë se 7 ditë nga dita e njoftimit.

Avokati i ish-kryeprokurorit, Sokol Hazizaj tha se vendimi është kopje e shkallës së parë, që nuk është i bazuar në prova. 

“Jemi me gjykim të padrejtë. Di që Llalla është në spital, kaq di. Unë jam avokati i tij dhe jam këtu, para jush. Gjykata, edhe e Shkallës së Parë, edhe e Apelit, ka bërë copy paste të gjitha veprimet procedurale, asgjë tjetër. Do t’i ndjekim të gjitha hallkat, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk e di ku ndodhet Llalla, nuk kam komunikim sa i përket anës shëndetësore të ish-kryeprokurorit, kam komunikim vetëm për anën procedurale. Unë isha në Gjykatën e Apelit dhe shtrova të gjitha pretendimet, sa i përket mbrojtjes, më tej është Avokati i Shtetit që merret me ekzekutimet e vendimeve”, tha avokati.

Gjykata ka thënë se Llalla ka shkelur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Viti i fundit i mandatit te tij u karakterizua nga përplasje te forta me Shtetet e Bashkuara te Amerikës për reformën ne drejtësi. Në vitin 2017 ambasadori amerikan i asaj kohe Donald Lu e akuzoi publikisht Adriatik Llallën se prej 18 muajsh ka folur kundër reformës ne drejtësi. Si asnjëherë me pare Prokuroria e Përgjithshme iu kundërpërgjigj diplomatit amerikan duke e akuzuar se po ushtronte shantazh.

Adriatik Llalla paraqiti dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë duke i shpëtuar vettingut, por 3 vite më vonë DASH  e shpalli 'non grata' pasi ishte përfshirjes në korrupsion.

Një muaj më vonë, nis hetimi ndaj Llallës që u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm,  një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Megjithatë, akuzat u rrudhën dhe SPAK njoftoi të më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

Vendimi i Apelit të GJKKO

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
VIDEO/Adriatik Llalla dënohet me 2 vite burg, vjen 'reagimi' i parë nga familja! Vajza e tij u ngre gishtin e mesit gazetarëve

Adriatik Llalla u dënua sot me vendim të formës së prerë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit.  Burime për Report Tv bëjnë të ditur se vetë Llalla nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa pas vendimit shumë gazetarë janë shfaqur para derës së shtëpisë së tij. Kjo ka acaruar familjarët e tij, ku vajza e tij teksa dilte nga makina e saj së bashku me fëmijët u ka ngritur gazetarëve gishtin e mesit, si për t'i treguar që ta lënë të qetë.

Ndërkohë që SPAK ka ngarkuar Policinë e Shtetit të ekzekutojë vendimin e dhënë sot me burg për Llallën.

Ora 17:59
Dënimi i Llallës me burg, Yuri Kim: Gjë e mirë që drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar! Askush nuk është mbi ligjin

Drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Kështu e ka komentuar ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dënimin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla me 2 vite burg. Askush nuk është mbi ligjin, shkruan Kim, e cila inkurajon prokurorët të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar.

“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm,  të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin,” ka shkruar Kim.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, u dënua me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë. 

Në vitin 2017 ambasadori amerikan i asaj kohe Donald Lu e akuzoi publikisht Adriatik Llallën se prej 18 muajsh ka folur kundër reformës ne drejtësi. Llalla paraqiti dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë duke i shpëtuar vettingut, por 3 vite më vonë DASH  e shpalli 'Non Grata' si të përfshirë në korrupsion.

 

Ora 17:51
Dënimi me 2 vite burg për Adriatik Llallë, SPAK: Të ekzekutohet vendimi

Pas vendimit të formës së prerë me 2 vite burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit  për ish Kryeprokurorin Adriatik Lalla, SPAK ka kërkuar ekzekutimin e këtij vendimi.

"Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, me datë 22.09.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij", thuhet në njoftimin e SPAK.

Report Tv mëson se Llalla prej një jave është larguar jashtë vendit për t'u mjekuar në një klinikë private dhe nëse ai nuk paraqitet pas lënies në fuqi të vendimit, ndaj ish kryeprokurorit mund të shpallet mandat arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar. 

SPAK gjithashtu vendosi edhe konfiskimin e disa prej pasurive të Llallës që do të kalojnë në favor të shtetit shqiptar.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara ku përfshihen:

Pasuria e paluajtshme apartament, me sipërfaqe 67.2 m2, e ndodhur në Durrës.

Pasuritë e paluajtshme të llojit tokë arë, 4 (katër) pasuri, me sipërfaqe gjithsejt 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dori: 23/09/2021 20:30

    Kesaj i thone pirdh se lirohesh.... Ai ka kaluar kufirin keta bejne sikur duan ta arestojne...

    Përgjigju
  • Mala: 23/09/2021 07:43

    Paraprakisht,duhej te kapn peshqit poltike e qeveritare,si:Salih Berisha me familjaret e tij,Meta me te shoqen,Mediu dhe Basha me klanet shkaterrimtare dhe pastaj,te vihet tek Balla dhe ballet e shumet te tjere,argate te ketyre klaneve politike te shenuar me larte.Jo keta ende te berlyken per rrenimin e njeri-tjetrit dhe te grumbullojne njerez te mashtraur e te paguar per "mitingje politike" me parulla"Ta shpetojme Shqiperine!"

    Përgjigju
  • Iris: 23/09/2021 00:45

    2 vjet nuk eshte asgje,po te llogarisesh sa mund te ulet per sjellje te mire,per semundje,per amnisti,per parrezikshmeri,etj.S.d.q. nuk do ishte keq sikur t'i kerkonit policise italiane t'i lere dy roje te dera,thjesht per t'u siguruar qe pas mjekimit,nuk vendos te ndermarre ndonje <<udhetim rikuperimi>>.

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/09/2021 22:17

    Oj fshatare e civilizuar e prokurorit te Plepave ate

    Përgjigju
  • Andarti shqipfoles: 22/09/2021 17:26

    Mos harroni te shtypni butonin qe ndryshon IP-ne ju debila, se ndonjehere harroni dhe kuptoheni qe komentet jane fushate propagandistike ku nje grusht njerezish perdorin qindra profile. Na keni flliqur ne disa hapsira te tjera dixhitale - keni demaskuar fushaten nga pakujdesia! Kujdes se do jua nderpresi supen dhe pensionin e prinderve Athina! Efharisto!

    Përgjigju
    • lala: 22/09/2021 20:27

      Pse mo Andarti e ke mendjen tek supa? Le pastaj Athina. Lene mi goce Athinen rehat se ka hallet e veta, ce merr neper goje kot, me gjellet tona...

  • emri: 22/09/2021 17:24

    u keput ne bythe drejtesia ... ca lesh ka kapur. ai milionat i ka te thata e nuk eshte ne burg, e pale nga livadhis. Fiks fare na i mbushet mendjen me keta tituj bombastike. boll late nam me lajme disinformuese

    Përgjigju
  • Uqk: 22/09/2021 17:22

    Burgu troket Tock Tock per NON GRATA e rradhes. Kush e gjen kush eshte? Eshte nje plak matuf qe eshte lindur ne Vicidol.

    Përgjigju
  • Janullatosi me mask shqiptare: 22/09/2021 17:08

    ME SHUME KOMENTE NEGATIVE! ME SHUME, QE TE MBYTET SHPRESA SE GJERAT PO NDRYSHOJN PER MIRE! ME SHUME HELM QE USHQEN PESIMIZMIN NE KOMBIN E NDYRE TURKOSHQIPTAR!

    Përgjigju
    • lala: 22/09/2021 20:22

      Aaaa qeke lodh shumee me kete pergjigje. Komentet me ironi dhe nenkuptim fetar jane komplet skandaloze per sa kohe cdo njeri ne bote eshte i lire te zgjedhe ca do te besoje. Ca besojne dhe etiketojne te tjeret (komshite tane), ne rastin tone per fene e shqipareve dhe perkatesine kombetare eshte lajm i vjeter qe as na ben fare me pershtypje, po fare fare. Ty te ka ngel ora shume mbrapa. Nashi ik e rro me ate rracen tate nga e ke e nga se ke, e mos u lodh fare per shqipot, se sic ja kane dale 2000 vjet do ja dalin edhe nja 2000 te tjera. Tung

    • kafsha: 22/09/2021 20:15

      ti o fashist i lindur sado shqip te dish je nje qen fashist i lindur .je nje qenie qe nuk i dihet dna ta kall turku deri ne palc.sado te flisni ju fashistat shqiperia ka jetuar ne shekuj qe cdo gje ja vodhet ju qeneri,shqiptarizmi ka te ardhme dhe ju nuk po ju ze gjumi 2000 cjecar qe jeni shujume fashista fallco.jeni qeneri qe shisni dhe motrat tuaja per 300 euro.

    • Janullatosi me mask shqiptare: 22/09/2021 18:50

      Lala, te duhet pak kontekst historik per te kuptuar ironine. Gjate periudhes osmane, shpesh-here emri 'turk' perdorej per shqiptaret mysliman, ashtu sic perdorej edhe emri 'grek' per shqiptaret ortodoks te kishave te kontrolluara nga Patriarku i Stambollit (kryesisht tosket ortodoks) dhe 'latin' per shqiptaret katolik. Kjo ndodhi per disa shekuj, vecanerisht para rilindjes kombetare te shekullit te 19-te. Greqia dhe kisha ortodokse vazhduan ti perdorin keto terma edhe gjate shekullit te 19-te dhe te 20-te, edhe pse gjate atyre shekujve levizjet kombetare, dhe ndergjegja etnike, ne Ballkan ishin mjaft te perparuara krahasuar me shekujt paraardhes. Arsyeja ishte dinake: te shkaktohej sa me shume percarje te shqiptaret, dhe te lehtesohej ne maksimum pushtimi dhe asimilimi etnik i krahinave me popullsi ortodokse. Une e di fare mire se turkoshqiptaret nuk jane vertet turq, ashtu sic e di mire se "greket" e Dropullit dhe te Himares nuk jane dhe nuk kane qene vertet grek por jane shqiptar te asimiluar (ka mijera dokumente historike qe e vertetojn kete gje). Por keshtu me intereson te shprehem, dhe keshtu eshte tradita. ;) Kuptove? Ju te tjeret, mos ndaloni se perhapuri helm me komente sepse lajmi i denimit te Llalles i prish shume pune propagandes helmuese! Turkoshqiptaret (por edhe ata qe s'jane mysliman) duhet te jene te bindur qe shqiptarizmi nuk ka te ardhme... rrace e poshter!

    • lala: 22/09/2021 18:01

      Hahaha, sa fiksim i paske truqit breeee? I ke komshi normal, te tako, ta kane kall rracen tate te grekut deri ne koc....

  • Llalla: 22/09/2021 16:39

    Ca qelie thoni, se jam jashte per kokerr qefit Ec e me kapni

    Përgjigju
  • Taip: 22/09/2021 16:38

    e keni tek shtepia e Gavocit te Shkodra Beton/ VEGA, ne Tueqi, sa here ka vajtur aty tek ay me parate e Gavocit e me nga tre femra me vete.

    Përgjigju
  • Alboz: 22/09/2021 14:41

    Na jepni gjysmen e pasurise te Llalles dhe futnani 2 vjet ne burg... Denim qesharak, per 2 muaj prape jashte do jete duke vjedhur parate e popullit. Drejtesia e re vetem ne letra!

    Përgjigju
  • katnari: 22/09/2021 14:38

    O bythqima. Ju qifshim grate me gjithe drejtesine e re. Cfare eshte kjo 2 vjet mor moterqira. Po keta ka shkaterruar me mijera jete njerezish dhe kane vjedhur pafund mor perversa.

    Përgjigju
  • Nik: 22/09/2021 14:38

    Per minimumi 1 miljon euro i baj dhe un 2 vjet burg

    Përgjigju
  • lemsh para portes dhe ... GOL!: 22/09/2021 14:36

    Bejne gjoja si te semure e perdorin te gjitha marifetet (se jane edhe te zanatit te marifeteve e manipulimeve) dhe avokatuqet si zakonisht "Ne Krie Te Detires"... Epo s'ka 'drejtesi' qe i kap dhe i denon VERTETE keto horrat e drejtesise... Te gjitha jane show dhe spektakle me prapaskena e qellime djallezore. U prish e gjithe Bota e kaos e rremuje gjithandej. Fundi i Botes Eshte Shume Afer!...

    Përgjigju
  • Peshkatari: 22/09/2021 13:20

    Qenka peshkim "catch-and-release"

    Përgjigju
    • Populli: 22/09/2021 17:02

      Hahahahhahahhahahha mos vdeksh kurre o Peshkatar se jom tu vdek me kete koment . Shume i goditur

  • AltinTop: 22/09/2021 13:05

    Me keto vendime duket qarte qe Llalla na qenka zevendesuar me nje Llalle tjeter…

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 22/09/2021 12:41

    Si s'ju vjen turp talleni sa mundeni i denuar me vendim te formes se prere pajiset me pasaporte del jashte shtetit per tu kuruar. Bravo drejtesia e re denohet me pak se nje hajdut ordiner.

    Përgjigju
  • Pashku: 22/09/2021 12:38

    Peshku i pare sikur qe Sajmir Tahiri. Apo dosdo duhet me pas Llallen te pare. Po mire, ta gezoni, meqe ploteson dhe kriterin e antiambasadorizmit.

    Përgjigju
  • beni: 22/09/2021 10:56

    dmth halli juaj ehste te shpall;et ne kerkim edhe pse ka shkaur ne gjendje te rende. hajde kar.lo hajde

    Përgjigju
    • Sunit hesapi: 22/09/2021 12:27

      O rak ti kujton se tiku eshte i semure ?hahahahaha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë