Në mënyrë sporadike nga Uniformat blu të jugut ka të dhëna për ndalim punëtorësh, bote uji e mjete me pleh, ndërsa çfarë bëhet me kultivuesit dhe pse nuk ndërhyhet në fshatin e paprekshëm, të gjithë heshtin.
Pak ditë më parë gjatë një konferencë të përbashkët ndërmjet drejtorisë së policisë së shtetit dhe përfaqësuesve të Guardia di Finanza, ku u deklarua se nga hashashi i prodhuar në Lazarat nxirren cdo vit 4.5 miliardë euro, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj nuk saktësoi një datë se kur do të ndërhyhet.
Ndërkohë që mori nga homologët italian, dosjen me materiale pamjet filmike, hartat dhe cdo të dhënë se ku ndohet i kultivuar kjo bimë. Këto ditë policia e Gjirokastrës po ndërmerr aksion për ndalimin e cisternave me ujë, pleh kikim si dhe futjen e punëtorëve mëditës që merren me kultivimin e kabanist, por nuk hyn në fshat nga ky pak ditë më parë u qëllua me automatik dhe një 26 vjeçare në lagjen “Zinxhir” të qytetit të Gjirokastrës u plagos teksa po qëndronte në shtëpinë e saj.
SOT U NDALUAN 49 PUNETORE MEDITES
Plot 49 persona janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës dhe dërguar në komisariat, pasi ata po përgatiteshin të shkonin në fshatit Lazarat, ku dhe punojnë në parcelat e hashashit.
Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës njoftoi, se që në orët e para të mëngjesit, ka vazhduar aksioni për bllokimin e plehut, ujit dhe fuqisë punëtore që hyn në fshatin e drogës, për kultivimin e kanabisit.
Kështu, sipas policisë, janë shoqëruar 49 persona në hyrje të Lazaratit, në Kordhocë, të cilët udhetonin në këmbë, pasi sot s'ka dalë asnjë furgon për t'i marrë.
Nderkohë, mbi Kordhocë, në afërsi të Pularisë, forcat e policisë kanë shkatërruar rrjetin e nxjerrjes së ujit nga një pus uji, si dhe kanë shkatërruar disa cisterna të medha që shërbenin si depozita të grumbullimit të ujit.
Ky aksion vazhdoi dhe gjatë ditës së djeshme, ku u ndaluan 58 punëtorë me mëditje të cilët do të shkonin në Lazarat për të kultivuar kanabisin.
(Foto: Cisterna me uje, kamione me pleh dhe furgone me punetore medites te cilet ishin destinuar te shkonin ne Lazarat, te ndaluar nga policia)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)