Policia e Tiranës ka refuzuar të marrë përsipër organizimin e ndeshjes derbi në stadiumin ‘Air Albania’. Partizani-Tirana është sfida që premton të mbajë të mbërthyer me emocione kryeqytetitin të premten, por tani për tani ajo që vlen është se unifrmat blu nuk janë të gatshme për të ndihmuar në mbarëvajtjen e këtij takimi.
Arsyeja është se klubi i Partizanit e ka llogaritur për tifozët e saj tribunën ‘Fatmir Frashëri’, i cili është një emër historik i bardhebluve. Për këtë arsye Tirana me një reagim në faqen zyrtare ka kërkuar që kjo të ndryshohet, pasi sipas tyre është krahu bardheblu i qytetit.
Me ndarjen që ka bërë klubi i Partizanit, tifozët e Tiranës janë caktuar të qëndrojnë në tribunën ‘Vasillaq Zëri’. Ndërkohë për arsye sigurie një pjesë e vogël e stadiumit është caktuar të qëndrojë e mbyllur.
Përplasja për tribunat nuk është një histori e re mes Partizanit dhe Tiranës. I njëjti problem është hasur disa herë edhe në derbit që janë luajtur në ‘Selman Stërmasi’. Edhe në ato raste policia s’e ka marrë përsipër organizimin e derbit, por në një moment të dytë është gjetur gjuha e përbashkët.
Klubi i Partizanit ndërkohë ka njoftuar edhe për çmimin e biletave, të cilat variojnë nga 500 deri në 5000 milekë të reja. Gjithashtu të kuqtë kanë bërë me dije se biletat do të fillojnë të shiten nga dita e sotme.