Policia nxjerr emrat, kush janë tre të shumëkërkuarit e dënuar për vrasje (VIDEO)

Policia e Shtetit vijon të publikojë emrat dhe të dhënat e personave ndër më të kërkuar në vend. Këta radhë policia ka prezantuar për publikun tre persona të dënuar me 25 vite burg për vrasje. Ndër të tjera policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, duke iu siguruar anonimatin, nëse kanë të dhëna për vendin ku fshihen këta persona.

Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim:

Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj. Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Referuar hetimeve, shkak i këtij krimi të dyfishtë ka qenë një kontratë huamarrje mbi 100 mijë euro, e cila nuk është kthyer në kohën e parashikuar në kontratë. Pas kësaj, midis autorit dhe viktimave ka lindur një konflikt, ku palët janë konfliktuar nëpërmjet mesazheve telefonike dhe bisedave. Referuar hetimeve, në bisedat telefonike, mes tyre ka pasur edhe ofendime, gjë që ka çuar Pjetër Paçani, të marrë një pistoletë dhe të shkonte në një lokal të quajtur “Exen” në autostradë, ku pinin kafe shtetasit V.Gj dhe N. Z. Sapo ka hyrë në lokal, Paçani ka nxjerrë armën dhe ka thënë “…mos lëvizni…” , duke qëlluar disa herë në distancë të afërt në drejtim të viktimave dhe duke shtuar fjalët “…më shani prapë me nënë e motër…”. Pas kësaj teksa ka dalë nga lokali, i është drejtuar shtetasit Arben Gjokola “…ti mos lëviz…” dhe ka hipur në automjetin tip “Porsche” dhe është larguar. Që nga ai moment dhe deri sot, Pacani është në listën e të kërkuarve, duke iu larguar drejtësisë.



Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim:

Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim:

Në datën 22.07.2000, Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N. Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.



Lajmi në përditësim...

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 0000: 16/02/2020 16:28

    Viktimat gabuan,por menduan si ish te fortet e Lacit qe nuk ja u kthen fjalen kush dysh,sepse ai konflikt me dialog me 100% do te ishte zgjidhur.E nenvleresuan Pjeter Pacanin por gabuan sepse nuk nenvleresohet nje Mirditor kurren e kurres cdo lloj moshe qe te kete nuk e gjunjezon dot.

    Përgjigju
  • dada: 16/02/2020 13:58

    0 zot .Pjeter Pacani nje njeri i mrekullushem. bizesmen. ja ka bere mire qe i ka vrare. po mund ti kishin 100.000 euro pacani ketyre. por ata i vune kusht. o na jep leket. ose neser na jep vajzen per prostitucion ne Itali.Pacani ok neser tek lokali neser nje nga keto do te jua sjelle. ne mengjes Pacani shkoi tek lokali i vravi tani merrni vajzen time per prostitucion. bravo per veprimin. duhet hiqet denimi per mbrojtjen qe i beri vajzes se tij kete do ta benin te gjithe prinderit per vajzat e tyre

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/02/2020 13:27

    Fshatarë , na mbyten fshataret. Enveri ua bënte mirë i izoloi ne fshat! Të rifutet LIGJI INMADH E I SHENJTE I PASAPORTIZIMIT!

    Përgjigju
    • Mmmmm: 17/02/2020 00:46

      O kurv fol ktu se eshte anonim

    • Edhe: 16/02/2020 16:26

      Po ti?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në Repolitix: Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në Repolitix: Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë