Policia operacion anti-kanabis në Shkodër, zbulohen disa parcela të mbjella me bimë narkotike, arrestohen 4 persona

Policia operacion anti-kanabis në Shkodër, zbulohen disa parcela të mbjella me bimë narkotike, arrestohen 4 persona

4 persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Shkodër, pais një operacioni anti-kanabis, ku u konstatuan të mbjella me bimë narkotike disa parcela. Në pranga ka rënë Aleksander Makaj, banues në Fshatin Mosel, Reç, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij janë gjetur të kultivuara bimë narkotike si 30 kilogramë kanabis dhe një sasi fishekësh luftarak.

Është arrestuar edhe Zef Dodani, 60 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, pasi në ullishten e tij u konstatuan  të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh kanabis.

Policia vuri në pranga edhe Zef Ndrekolli 28 vjeç  dhe Gjelosh Ndrekolli 35 vjeç, pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Gimaj, u gjetën 5 kilogramë kanabis. Gjithashtu po në fshatin “Gimaj” në vendin e quajtur pylli poshtë “Majës së Boshit”, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se autorë janë po dy të rinjt.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë