Disa persona janë ndaluar mbrëmjen e djeshme të Vlorë, pas një operacioni blic të policisë në qytetin bregdetar. Bëhet me dije se Policia ngriti disa postblloqe në pika të ndryshme të qytetit, ku në objektiv kanë qenë persona të shpallur në kërkim, persona që lëvizin me armë dhe që thyejnë arrestet e gjykatës.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Vlorë u ekzekutua Bledar Birçaj, ndërsa deri më tani ngjarja nuk është zbardhur ende dhe nuk ka as autorë të dyshuar.
40-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë.
Pse paska vlora polici qe kur paska polici se me ca po shohim as njerin skan futur brenda se jan te lidhur vet me krimin
PërgjigjuCpolici ka vlora ate policin qe e ka ne ne sherbim te njeres pal te bandave vlore ajo qe i lejon me blinda apo ajo qe fshin gishtat nga vendet e ngjarjve
Vlora e leshit rama na del televisor e na tjot akdion ndertimet pa leje ore sihikono vlore eñbasan durres shkoder do i keni te vdekurit shwshit aq keq eshte situata skemi hallin e tyre qr do vrigen po sic the ti imazhi i vendit