Një tjetër video e siguruar nga Report Tv hedh edhe më shumë dritë në lidhje me vrasjen e Bledar Birçajt, ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, në zonë e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Përveç policit të antidrogës Granit Deromema, në pjesën e pasme të automjetit duke se del edhe një i ri, i cili mësohet se është 20-vjeçari Edison Zeneli.
Ndërkohë që dje është mësuar se 20-vjeçari në dëshminë e tij në polici ai ka thënë se nuk mbanë mend asgjë dhe se është i traumatizuar.
Më herët dje u publikua edhe dëshmia e policit të antidrogës, Granit Deromema i cili tha se ishte i trondit dhe se ishte frikësuar se mos plumbat kishin kapur edhe atë.
‘Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat’, ka thënë ai.
Deri më tani s'ka autorë të arrestuar, ndërsa ekzekutimi u krye nga dy persona, por mendohet të jenë ndihmuar nga të tjerë që i kanë sinjalizuar se Birçaj po vjen.
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme në Vlorë ku 40-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMË” X5 në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit.
Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë. Ndaj edhe pista kryesore e hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë.
Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë. Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.
Nacut e robit me duken mua . Po vret ke t mundet se po e ndien qe e ka te shkurter dhe per vete .
Përgjigju