Policia parandalon krim në familje, kërcënoi me armë ish-gruan, vihet në pranga 43-vjeçari në Sauk

Policia parandalon krim në familje, kërcënoi me armë ish-gruan, vihet në pranga 43-vjeçari në Sauk

Arma e sekuestruar nga Policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme, Alfred Merkon pasi kërcënoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, ku 43-vjeçari ka kërcënuar ish-gruan në shtëpinë e saj. 

Pas njoftimit që Policia ka marrë ka mbërritur në banesë dhe ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale brenda në familje.

Gjatë kontrollit që u ushtrua në banesën u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni