Policia: Po përdoren rrugë të
reja për trafikun e mariuanës
Kapen 6 kg drogë në autobus
Foto1 - Droga mes të brendshmeve
Foto2 - Sekuestrohen edhe 50 kg

Policia: Po përdoren rrugë të<br />reja për trafikun e mariuanës<br />Kapen 6 kg drogë në autobus<br />Foto1 - Droga mes të brendshmeve<br />Foto2 - Sekuestrohen edhe 50 kg
TIRANE- Policia e Gjirokastrës nënvizon se trafikantët e lëndës narkotike po mundohen të gjejnë rrugë të reja për të trafikuar drogën. Po përdoren akse rurale që nuk janë përdorur më parë. Ndërkohë që një tjetër sasi lënde narkotike, rreth 50 kg mariuanë u sekuestrua mbrëmë pas një ndjekjeje policore në aksin rural Picar –Kolonjë. Trafikantët rrezikuan jetën e policëve. Më pas kishin braktisur drogën dhe ishin larguar në këmbë, drejt pyllit të Kolonjës.

NDEKJA
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të së dielës, 29 janar policia kishte marrë informacion paraprak për një sasi lënde narkotike që transportohej nga fshati Lazarat në drejtim të Vlorës. Transportuesit e drogës do të përdornin një rrugë fshati të komunës Picar, më pas droga do të transportohej me kafshë dore për të dalë në Borsh të rrethit Vlorë. Me të marrë informacionin policia ngriti shërbime grackë në aksin rural Picar –Kolonjë. Një orë më vonë, rreth orës 03:00 automjeti tip Opel që dyshohej se transportonte lëndën narkotike është evidentuar duke lëvizur në drejtim të fshatit Golem në aksin rural ndërmjet fshatit Picar dhe fshatit Kolonjë të komunës Picar Gjirokastër.
Në momentin kur është afruar automjeti specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër i kanë dalë përpara duke përdorur shenjat dalluese të policisë dhe i kanë bërë shenjë dhe thirrje drejtuesit të automjetit të ndalonte. “Drejtuesi i automjetit, fillimisht ka ulur shpejtësinë dhe porsa i janë afruar agjentët e antidrogës i ka dhënë gaz makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar zeriozisht jetën e punonjësve të policisë.”- njofton policia e qarkut të Gjirokastrës. Për ti shpëtuar ndjekjes së policisë drejtuesi i automjetit tip Opel me targa TR 78 86 K, së bashku me një shtetas tjetër, me të cilën udhëtonte, ka devijuar nga aksi rural që lidh këto fshatra dhe është futur në një rrugë qorre. Pasi ka parë që s’kishte mundësi të vazhdonte rrugën me automjet e ka braktisur atë dhe së bashku me shokun e tij,  kanë marrë me vete çantën e madhe të mbushur me pako me lëndë narkotike dhe janë larguar me shpejtësi në një terren të thepisur. Trafikantët kanë ecur në këmbë, 1 km larg vendit ku braktisën makinën, dhe kur kanë parë se policia vazhdonte ti ndiqte kanë braktisur dhe cantën me drogë dhe janë larguar në drejtim të paditur drejt pyllit të Kolonjës duke përfituar nga errësira dhe terreni mjaft i vështirë. Agjentët e policisë kanë vazhduar ndjekjen duke përdorur edhe mjetet logjistike por trafikantët janë larguar duke përfituar dhe nga terreni i pyllëzuar.

DROGA
Nga grupi hetimor është zbuluar se në çantën e shpinës, ngjyrë të zezë, ndodheshin 30 pako të mbështjella me letër natriban , me peshë të ndryshme ku brenda tyre kishte lëndë narkotike e dyshuar si mariuanë. Gjithsej rreth 50 kg mariuanë. “Në cilësinë e provës u sekuestrua automjeti tip Opel me targa TR 78 86 K, në pronësi të shtetasit Donald Lika, i datëlindjes 1989, lindur dhe banues në Tepelenë. Po në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan edhe prova të tjera ligjore ku me anën e të cilave është bërë dokumentimi me prova ligjore i trafikut të lëndës narkotike” njofton policia e qarkut të Gjirokastrës.

NË KËRKIM 2 TRAFIKANTET
Policia ka shpallur në kërkim Donald Likën, si dhe po punohet për identifikimin e personit të dytë, i cili shoqëronte të riun gjatë transportimit të lëndës narkotike. Operacioni i zhvilluar mbrëmë është koduar “Ngrica” dhe është në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Akulli” të zhvilluar disa ditë më parë, ku u sekuestruan 3 pistoleta dhe 150 kg mariuanë si dhe u shpallën në kërkim 6 shtetas. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

TRAFIKANTËT PO KËRKOJNË RRUGË TË REJA
Policia e Gjirokastrës nënvizon se trafikantët e lëndës narkotike po mundohen të gjejnë rrugë të reja për të trafikuar drogën. Po përdoren akse rurale që nuk janë përdorur më parë nga trafikantët.“Duke parë rritjen e forcës goditëse të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër qoftë në akset rrugore nacionale por edhe në kufirin jeshil me shtetin grek , trafikantët po mundohen të gjejnë rrugë të reja për të trafikuar lëndën narkotike, duke përdorur akset rurale të pa përdorura më parë”. Po mbrëmë në pikën kufitare të Kakavijë u sekuestruan 6 kg mariuane e cila ishte fshehur në autobusin e linjës Shkodër- Athinë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kristjan Asllani në fushë, Inter fiton 2-0 ndaj Torinos! Pasditja festë me autobus të hapur në Milano

VIDEO/ Kristjan Asllani në fushë, Inter fiton 2-0 ndaj Torinos! Pasditja festë me autobus të hapur në Milano