TIRANE- Policia private “Oktapus” padit në gjykatën e Tiranës Aleksandër Frangaj, pronarin e televizionit Kombëtar “Klan” dhe “Media 6”.
Shkak i kësaj padie është bërë mos shlyerja e detyrimeve kontraktore me një vlerë prej 31.2 milion lekë të vjetra. Nga sa mësohet në padinë e policisë private të depozituar në 11 shkurt në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës, mes Frangajt dhe adminsitratorit të kësaj shoqërie, shtetasit Spiro Kano, është lidhur një kontratë për ruajtjen fizikë të godinave dhe teritoritit ku shtrihet televizioni “Klan” dhe “Media 6”.
Kontratë është lidhur nga dy adminsitratorët për shumën 31.2 milion lekë të vjetra, por që në fakt ky detyrim nuk është përmbushur nga Aleksandër Frangaj.
Mësohet se mes Kanos dhe Frangajt ka pasur bisedime të gjata rreth kësaj çështje, por sërisht nuk kanë gjetur një marrëveshje për zgjidhjen e problemit. Nisur nga kjo situatë, policia private “Oktapus”, ka vendosur të hedhë në gjyq Aleksandër Frangajt, duke i kërkuar këtij të fundit shlyerjen e detyrimit kontraktor.
Padia civile mban nr. 8243 dhe është rregjistruar në datën 11 shkurt. Ndërkohë që objekti i kësaj padie është “Detyrimi të paditurit për përmbushje detyrimi kontraktor detyrimi monetar 3.120.000 lekë”. Shorti elektronik për këtë çështje ka zgjedhur gjyqtarin Ervin Pollozhani. Pritet që në muajin Mars të zhvillohet seanca e parë gjyqësore mes Spiro Kanos dhe Aleksandër Frangaj.
Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com