Policia procedon kambistët te ‘dollari’

Seksioni për pastrimin e parave ka konstatuar më datë 24 dhjetor se disa shtetas kryenin aktivitet të paligjshëm të këmbimit valuator. Mësohet se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj gjashtë shtetasve të moshave nga 28 në 71 vjeç. Personat që do të procedohen penalisht janë R.G, 60 vjeç,J.H, 28 vjeç, S.Z, 56 vjeç, H.H 71 vjeç, G.K, 65 vjeç, M.H 51 vjeç. Këta shtetas janë të dyshuar se kanë kryer aktivitet të paligjshëm të këmbimit valuator në zonat e ish tregut të dollarit, në rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Çamëria”. Në cilësinë e provës materiale policia I ka sekuestruar shtetasit R.G 538.900 lekë, shtetasit J.H 215.200 lekë, 1080 euro, 24 karta sim Vodafone dhe 8 karta sim Eagle, shtetasit S.Z I janë sekuestruar 8200 euro, shtetasit H.H 64.000 lekë, shtetasit G.K 140.100 lekë dhe shtetasit M.H iu bllokuan 83.700 lekë. Vepra për të cilën këta shtetas janë të dyshuar parashikohet nga neni 170/ç i Kodit Penal.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët