Policia: Protesta e paligjshme! Tre efektivë të lënduar...do identifikojmë të gjithë dhunuesit

Policia: Protesta e paligjshme! Tre efektivë të lënduar...do identifikojmë të gjithë dhunuesit

Policia e Shtetit reagoi pas protestës së sotme të opozitës ku evidenton faktin që zhvendosja nga kryeministria tek Parlamenti ishte në kundërshtim të plotë me ligjin, pasi nuk ishte theksuar ky itinerar në kërkesën që opozita kish bërë në polici për lejen e tubimit. Tre efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar - thotë policia në një deklaratë zyrtare - të cilët u qëlluan me gurë dhe mjete të forta nga protestuesit, teksa ishin në një kordon sigurie para Kuvendit të Shqipërisë. Policia thotë se të lënduar pati edhe persona mes tubuesve për shkak të hedhjes së gazit në momentin kur turma çau kordonin e policisë. Policia thotë se pas ngritjes së grupit hetimor po punohet për të identifikuar autorët e përfshirë në episodet e dhunës.

Deklarata

Partia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë tubimit të paligjshëm përpara Kuvendit, protestuesit krijuan incidente me Policinë dhe më pas e goditën, gjatë përpjekjes për të çarë kordonin e forcave të rendit. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit u hodhën gurë dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë u lënduan dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të prapsur turmat e dhunshme.

Menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan në menaxhimin e tubimit vepruan me përgjegjësi të lartë dhe profesionalizëm, në përputhje me ligjin, duke garantuar ruajtjen e rendit e sigurisë publike si dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.


Lajmi kryesor:

Policia shoqëron disa protestues pas veprimeve të dhunshme, lirohet djali i Luan Baçit (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja