/ATSH / - Dëmtuesit e pyjeve në zonën e mbi-Shkodrës përballen me policinë pyjore. Rreth 30 metër kub lëndë drusore e prerë ilegalisht në pyjet e malësisë së mbi-Shkodrës, janë sekuestruar nga policia pyjore.
Aksioni është ndërmarrë pas sinjalizimit se në zonën e Cukalit është prerë një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore dhe lënda drusore po transportohej nga 4 kamionë.
Ndaj 4 drejtuesve të kamionëve ka nisur procedimi penal, ndërsa janë ndëshkuar edhe me gjobë.
Inspektoriati i policisë pyjore në Shkodër, ndalet edhe tek situata në Pukë, e cila këtë periudhë ka qenë më problematike pas sinjalizimeve për dëmtim të masivit pyjor.
Inspektoriati Shtetëror i Pyjeve për stinën e dimrit që ka dhe kërkesat më të larta për lëndë drusore, ka organizuar një grafik të veçantë kontrollesh, për të mbajtur masivet pyjore të paprekura nga dëmtimet e prerjet ilegale të pemëve.
Në qarkun e Shkodrës, zona më problematike ku kalojnë kamionët me dru kontrabandë janë Postriba, kryqëzimi i Koplikut dhe Rrethina, ku janë ngritur dhe postblloqe kontrolli.
/Shqiptarja.com