Policia reagon për arrestimin e Ilir Metës: Kundërshtoi dhe ofendoi efektivët, u shoqërua me forcë

Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Policia thotë se Meta ka kundërshtuar dhe ofenduar policët dhe për këtë arsye është bërë shoqërimi i tij me forcë.

"Me detyrimin ndaj opinionit publik lidhur me mënyrën e shoqërimit të shtetasit Ilir Meta, sqarojmë se:

Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim  vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së  Posaçme për arrestimin e shtetasit I.M, 55 vjeç. Për zbatimin e këtij vendimi Policia e Shtetit ka marrë masa operacionale, sipas procedurave të parashikuara nga Rregullorja. 

Rreth orës 13:15 minuta Policia e Shtetit ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi Ilir Meta po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës.

Në këtë moment është bërë ndalimi i automjetit dhe  drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit Ilir Meta vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në burg”  dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti.

Shtetasi Ilir Meta ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë.

Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht.

Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij  për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë.


Lajmi kryesor:

REPORT Tv sjell VIDEON EKSKLUZIVE të arrestimit të Metës! Rezistencë? Nxirret me forcë nga makina! SPAK: Asnjë agjent i BKH në terren, aksioni i bluve


xy/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!