Policia rikthehet në Lazarat, kontrolle në të gjithë zonën për kultivimin e kanabisit

TIRANË - Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-n kanë nisur një aksion kontrolli në Lazarat.
Burime policore kanë konfirmuar se në Gjirokastër në orët e para të mëngjesit ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Aksioni mësohet se është ndërmarrë për të vëzhguar situatën në fshatin që deri para një viti njihej për prodhimin e lëndëve narkotike, por që tashmë, falë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në qershorin e shkuar i është rikthyer normalitetit.
Arsyeja e këtij kontrolli është mbajtja nën kontroll e zonës dhe moslejimi i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh