Operacioni i policisë është realizuar mbi fshatin Lazarat, ndërsa 4 persona po bënin transportimin e saj më canta. Në momentin që kanë vënë re se në këtë zonë ndodheshin efektivë të policisë trafikantët kanë braktisur 4 çantat me 35 kg kanabis secila dhe janë larguar. Trafikantët janë identifikuar nga policia, burime të së cilës bëjnë të ditur se 2 prej tyre janë nga Lazarati ndërsa dy të tjerët janë nga Delvina.
Policia është në ndjekje të 4 personave, të cilët bëhët e ditur se janë të armatosur. Prej disa ditësh policia e Gjirokastrës e ndihmuar dhe nga efektivë te FNSH, të task-forcës së qarkullimit rrugor si dhe te Delta Forcë janë duke ushtruar kontrolle për të mos lejuar trafikimin e lëndeve narkotike nga lazarati i njohur si fshati ku kultivohet kanabisi.
Deri tani policia ka ndaluar dhjetëra persona, të cilët punojnë në Lazarat për mbjelljen e kanabisit, por ende nuk ka asnjë të arrestuar për mbjelljen apo kultivimin e bimës narkotike dhe as trafikantë që bëjnë transportimin e saj drejt destinacioneve të ndryshme. Operacioni i policisë deri tani ka bërë të mundur vetëm sekuestrimin e lëndës narkotike në sasi të mëdha dhe ndalim të personave që udhëtojnë nga Gjirokastra në drejtim të Lazaratit për të mbjellë hashashin në këtë periudhë
(jd/shqiptarja.com)