Gjatë një jave monitorimi Policia e Shtetit ka arrestuar 20 drejtues mjeti, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në të njëjtën periudhë kohore Policia e Durrësit ka vendosur gjithsej 5422 masa admimistrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, pikërisht:

- 83 masa për parakalime të gabuara;

- 3513 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

- 1458 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;

- 82 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

- 88 masa për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;

- 198 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Durrësit u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes maksimal ndaj kalimtarëve. Në mënyrë që të parandalojnë aksidentet rrugore dhe kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.

Gjithashtu qytetarët ftohen të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#zbatorregullateqarkullimit

#mbrojeten

#respektokembesoret

#stopshpejtesialkoolcelular