Policia Rrugore e Beratit aksion për shkelësit e rregullave, 131 gjoba dhe masa ligjore

Policia Rrugore e Beratit gjatë ditëve të fundit ka kryer disa kontrolle monitorimi me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në fokus rritja e parametrave të sigurisë rrugore për të parandaluar aksidentet duke evidentuar shkelësit e ligjit. Nga kontrollet e kryera u vendosën gjithsej 131 masa administrative për shkelësit e rregullave.

Gjithashtu janë ndaluar edhe pesë mjete, të cilat rezultonin me detyrime administrative të pashlyera. Sipas policise, kontrollet dhe masat administrative do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës me të njëjtin intensitet, ku u kërkon përdoruesve të rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore Berat- Mbi bazën e detyrave të përcaktuara në planin Operacional "Tispol-Korrik 2018", masa për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore duke u fokusuar në kontrolle të drejtimit të mjeteve pa leje drejtimi, mos vendosjen e rripit të sigurimit, si dhe kontrrolleve të mjeteve që rezultojnë debitorë.

Në funksion të këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh për "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" ( të papajisur me leje drejtimi)

Konkretisht:

Shtetasit A.K, 33 vjeç, A.F, 29 vjeç, F.D, 28 vjeç, G.Zh, 42 vjeç, të cilët drejtonin mjetin të pa pajisur me leje drejtimi. Janë vendosur gjithsej 131 masa administrative, nga këto:

• 29 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 
• 31 masa për parakalim të gabuar, 
• 24 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 
•9 masa për mospërdorimin e, kaskave mbrojtëse,

Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. •Janë ndaluar administrativisht 5 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera. Policia Rrugore e Beratit, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'