Policia rrugore kontrolle blic me makina civile, penalizohen shoferë pa patenta, të hedhur dhe me shpejtësi (VIDEO)

Gjatë orëve të fundit, në aksin rrugor Tiranë - Rinas - Fushë-Krujë - Milot, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, Durrësit e Lezhës, duke përdorur makinat civile të pajisura me sistem sinjalizimi zanor ka evidentuar një sërë shkeljesh, të cilat janë burim aksidenti.

Si rezultat i kontrolle blic, jo vetëm në këtë aks rrugor, por në të gjitha akset rrugore në vend, gjatë orëve të fundit janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga këto: 13 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 37 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 19 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar 2 drejtues mjetesh që qarkullonin me leje drejtimi të pezulluar më parë, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 188 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 117 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse, 136 pa rrip sigurimi dhe 86 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit

Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 567 automjeteve, si dhe në 32 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.

Policia Rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në fundjave do ushtrojë kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e vendit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara e shkelje të tjera që janë burim aksidenti. Policia Rrugore apelon për përdorim të mjeteve të transportit publik për ata drejtues mjetesh që duan të konsumojnë alkool gjatë fundjavës.

Njëkohësisht, Policia Rrugore tërheq vëmendjen për të gjithë përdoruesit e biçikletave që të vendosin  sinjale fosforeshente në pjesë të dukshme të bicikletave, me qëllim shmangien e përfshirjes në aksident dhe të tregohen të kujdesshëm duke respektuar të drejtën e kalimit në semafor, ndërsa këmbësorët të respektojnë vijat e bardha dhe mbikalimet dhe aty ku mungojnë të tregohen shumë të kujdesshëm në kalimin e rrugës.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shef titi: 11/10/2019 14:29

    Nje bbravo e madhe pe policine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën