Policia rrugore kontrolle gjatë natës, në pranga 9 shoferë, drejtonin mjetin në gjendje të dehur

Policia rrugore kontrolle gjatë natës, në pranga 9 shoferë, drejtonin mjetin në gjendje të dehur

Pamje nga kontrollet e policisë gjatë natës

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me drager e radar në rrugët interurbane dhe urbane Gjatë natës në kryeqytet forcat policore kanë arrestuar 9 persona mbi akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur  dhe 3 të tjerë që nuk ishin të pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu policia ka pezulluar edhe 69 leje drejtimi, nga të cilat: 39 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Postimi i plotë i policisë:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranes vijon pergjate fundjaves kontrollet me drager e radar ne rruget interurbane dhe urbane duke shtuar sherbimet policore.

Kontrollet ne funksion te parandalimit te aksidenteve rrugore dhe verifikimit te kundravajtjeve administrative qe jane rrezik per ngjarje rrugore.

Pavaresisht shtimit te punonjesve te Policise, kontrolleve te panderprera perseri ka shume drejtues mjetesh qe abuzojne.

Nga kontrollet e deritanishme, jane verifikuar dhe arrestuar ne kushtet e flagrances 9 persona per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 3 te papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu po gjate fundjaves deri ne keto momente:

• Jane pezulluar 69 leje drejtimi, nga te cilat;

39 per drejtim
mjeti nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur si dhe 30 te tjera per shpejtesi mbi normat e lejuara.

• Jane konstatuar dhe ndeshkuar 6 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara.

• Jane konstatuar dhe ndeshkuar 7 mjete per xhama te erresuar

• Jane konstatuar dhe ndaluar administrativisht 11 mjete per detyrime administrative te pashlyera

• Si dhe jane vendosur 121 masa administrati per shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj