Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, policia ka bërë një bilanc të shoferëve të ndëshkuar përgjatë 1 javë. Policia thotë se gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.
27 persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie dhe për shkelje të tjera. 150 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 6,349 masa administrative, me një mesatare 907 masa në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparati celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të semaforit, për mosdhënie përparësise këmbësorëve, për xhama të zinj, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për qëndrime të gabuara etj.
Janë bllokuar 21 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Janë hequr 3 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjeteve ose ishin të çregjistruara nga vendet e origjinës.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A i përballoni dot pushimet e verës me rritjen e çmimeve?
-
PO
15.9%
-
JO
77.6%
-
NUK KAM MENDIM
6.5%
Vota total: 1298
Lajme të tjera
-
Prag falimenti, 2 bashki 11.1 mln euro borxhe, mbi 90% detyrime të papaguara! Vora bën investime pa likujduar, Kavajën e ‘mbytin’ shpenzimet e personelit
29 Qershor, 16:33
-
Veliaj: E mjerueshme për FSHF-në që të rrihemi edhe në shtëpinë tonë nga ekipe modeste
29 Qershor, 16:29
-
Kishte fshehur kallashnikov e municion luftarak në çatinë e shtëpisë, shpallet në kërkim 25-vjeçari në Tiranë
29 Qershor, 14:08
-
Përplasi prindërit me foshnjen teksa kalonin në vijat e bardha, lirohet nga qelia Ajas Sulejmani! Çifti Konomi 'e fali'
29 Qershor, 12:46
-
VLORË/ Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, pezullohen 6 patenta, vendosen 1391 gjoba, vazhdon ndëshkimi i shoferëve të papërgjegjshëm
29 Qershor, 12:42
-
‘Që nga mos-mbajtja e rripit të sigurimit deri në shpejtësi mbi normat e lejuara’, kontrolle intensive në Tiranë, vendosen 146 gjoba, 21 patenta të pezulluara, 21 makina të bllokuara
29 Qershor, 12:26
-
Zhduket 16-vjeçari në Tiranë, i larguar prej disa ditësh nga banesa, nëna e tij bën denoncimin në polici
29 Qershor, 12:03
-
Nëna kallëzon 2 djemtë: Më morën hotelin 5 katësh në qendër të Tiranës, zhdukën dokumentet në Kadastër! Pezullohen 7 punonjësit që i ndihmuan! Skema si u tjetërsua prona
29 Qershor, 10:21
-
Tiranë/ Aksident te '21 Dhjetori', makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë te vijat e bardha (VIDEO)
29 Qershor, 07:19
-
Vendimet e dyshimta të drejtësisë shqiptare, gjykata administrative Tiranë dhe gjyqtari Avni Sejdi lënë të vdekurit pa varre
28 Qershor, 16:46
-
Kush është gjyqtari që denoncoi Veliaj se bllokoi Bashkinë e Tiranës të çlironte varrezat e Sharrës nga ndërtimet pa leje
28 Qershor, 15:21
-
Vrau dy motrat në Tiranë/ Prokuroria jep pretencën: Burg përjetë për Përparim Ademin
28 Qershor, 12:48
Kane kaluar mbi 30 vjet demokraci dhe nuk arrini te vendosni radare elekronik si funksinon ne europe dhe akoma vini gjoba ne menyre primitive si ne kohen e monizmit se keshtu ju intereson te mbani korrupsionin nuk rregullohet trafiku as me gjoba as me police por me sinjalistiken e duhur.
Përgjigju