Policia Rrugore Lezhë/ Masa për parandalimin e aksidenteve, 316 gjoba në fundjavë
Policia Rrugore e Lezhës gjatë fundjavës ka kryer disa kontrolle me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Foto ilustruese
Policia Rrugore e Lezhës gjatë fundjavës ka kryer disa kontrolle me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në fokus rritja e parametrave të sigurisë rrugore për të parandaluar aksidentet duke evidentuar shkelësit e Kodit Rrugor dhe kontrolluar respektimin e Kodit Rrugor
Gjithashtu, në fokus edhe menaxhimi i fluksit të mjeteve deri në orët e vona, me destinacion plazhin e Shëngjinit Gjatë kontrolleve nga Policia Rrugore, janë arrestuar 2 drejtues mjeti për "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" ( në gjendje të dehur ).
Është konstatuar dhe bllokuar një mjet me targa që i përkisnin një mjeti tjetër dhe pas verifikimeve dyshohet se është mjet i trafikuar.
Janë vendosur gjithsej 316 masa administrative nga këto:
- 153 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,
-41 masa për parakalim të gabuar,
-9 masa për rrip sigurimi dhe përdorim celulari
Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor:
-Janë ndaluar administrativisht 12 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera
-Janë pezulluar 52 Leje Drejtimi për "Shpejtësi tej normave të lejuara" dhe " Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit"
Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor: Mos shpejto të arrish aksidentin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.4%
-
Jo
78.7%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 395
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PERSONAZH/ Nënë Liza, gruaja ikonë e ruajtjes së traditës, 83-vjeçarja shet ende punët e saj me shtiza e grep (VIDEO)
23 Mars, 13:28
-
‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin
22 Mars, 16:06
-
VIDEO/ Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë të moshuarit e nipi! Pronari: Bëra gjithçka të shpëtoj të dashurit e zemrës
22 Mars, 14:36
-
Vodhën një parukeri në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari! Vihet nën hetim e motra (VIDEO)
22 Mars, 09:39
-
Lezhë/ Qarkullonte me hashash në makinë, nën akuzë i riu! Arrestohet 48-vjeçari për dhunë në familje
21 Mars, 11:47
-
Lezhë/ Vëllezërit përleshen për pronësi, 35-vjeçari kapet duke prerë plepat e zonës së mbrojtur në Lagunën e Kunes
20 Mars, 10:37
-
Incidenti i parë në Lezhë në prag të fushatës! Militantët e PD dhe kandidatja e Lapajt tentojnë të prishin mitingun e PS! Njëri godet me grusht drejtorin e Policisë Bashkiake
20 Mars, 10:26
-
Lezhë/ Merrnin ilegalisht inerte në shtratin e lumit Mat, nis hetimi për administratorin dhe shoferin e firmës
19 Mars, 13:00
-
Lezhë/ Zjarri shkrumboi fermën me 319 kokë bagëti, dëmi ekonomik deri në 100 mln lekë! Pronari: Po na ndihmoi shteti mirë, ndryshe do e mbyllim! Shkak amortizimi e korrenti (VIDEO)
19 Mars, 10:51
-
Basha ‘surprizon’ kandidatin për deputet në Lezhë, i sjell tortën e ditëlindjes gjatë prezantimit (VIDEO)
18 Mars, 20:53
-
Lezhë/ Flakët përpijnë stallën në Shënkoll, digjen rreth 200 krerë bagëti të imta
18 Mars, 20:17
-
Basha prezanton kandidatët e qarkut të Lezhës: Të tjerët i ka bashkuar frika ndaj SPAK, duan ta shkatërrojnë! Jemi e vetmja forcë që mbështet drejtësinë
18 Mars, 19:44