Policia Rrugore masa shtesë për trafikun në sezonin e verës: Janë ulur aksidentet, 490 mijë gjoba

TIRANE-Drejtori i Qarkullimit Rrugor në Policia e Shtetit Mit’hat Tola përmes një deklarate për mediat është shprehur se Policia Rrugore ka marrë disa masa shtesë për trafikun në sezonin e verës për të shmangur aksidentet. Ai theksoi se në të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror. Sipas tij, si rezultat i angazhimit dhe mbulimit më të mirë të akseve rrugore por edhe akseve dytësore, si dhe falë masave ndërgjegjësuese gjatë muajit të fundit Korrik 2018 janë parandaluar ndjeshëm aksidentet.

Janë shpëtuar 9 jetë njerëzore më shumë, se e njëjta periudhë e 1 viti më parë, në aksidente rrugore.  Ndërkohë ka pasur 33 plagosje të rënda më pak se e njëjta periudhë. Gjatë javës së fundit, Policia Rrugore ka arrestuar 85 drejtues automjetesh për drejtim në gjendje të dehur dhe 151 drejtues mjetesh janë arrestuar për mungesën e lejes së drejtimit. Janë gjobitur rreth 490 mijë drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si tejkalim shpejtësie, parakalim i gabuar, mospërdorim i rripit të sigurimit, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit etj

Mit’hat Tola

Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë fundjavës, ku fluksi i lëvizjes është shumë herë më i shtuar në disa akse rrugore, kryesisht ato që të çojnë drejt zonave bregdetare të tregojnë kujdes, të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të respektojnë semaforët, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

Policia Rrugore si çdo fundjavë do vijojë me kontrolle të shtuara, e kjo jo për të rritur sasinë e gjobave, por për të rritur parametrat e sigurisë në rrugë.  Njëkohësisht apelojmë këmbësorët të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit: të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet.  Nga vëzhgimet në akset rrugore rezulton se shumë këmbësorë nuk respektojnë rregullat e qarkullimit duke u kthyer në burim aksidenti. Policia Rrugore fton qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të saj, si dhe të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Mit’hat Tola

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 27/07/2018 21:49

    O mitat veni radar elekronik per kondravajtje apo keni frike se dalin policet e tuaj me gjoba me shume se qytetaret

    Përgjigju
  • Berti: 27/07/2018 20:01

    Po ik mo se lat nam, pas cdo semafori 2 polica, mbas cdo ferre 2 polica, mbas cdo kthsese 2 polica. Si me qene shtetrrethim. Po kto matjet e alkolit si i beni? Me mg/l nderkohe ligji eshte g/l. Duke na hequr patentat me vlere 1000 here me pak.

    Përgjigju
  • elona: 27/07/2018 14:45

    490 mij xhoba minimumi 5 miliard lek per shendetsi ose shkolla sukses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm

Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm