Policia Rrugore me bllok në dorë nëpër Tiranë, ndëshkon 35 makina dhe 17 shoferë

Krahas menaxhimit të trafikut dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve sociale, kulturore që karakterizojnë Kryeqytetin në këto ditë të fundit të procesit mësimor, Policia Rrugore është fokusuar edhe për të monitoruar sjelljen e përdoruesve të rrugës në raport me sinjalizimin rrugor dhe normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Efektivët e Policisë Rrugore referuar ankesave të shtuara në lidhje me mënyrën e parkimet në disa lagje të kryeqytetit, sot janë ndalur në Njësinë Administrative Nr.7, ku nga kontrollet në brendësi të kësaj Njësie janë evidentuar dhe ndëshkuar 35 mjete, të cilat janë konstatuar të parkuara gabim ose jo në përputhje me sinjalizimin rrugor vertikal.

Gjithashtu kontrollet kane vijuar edhe në disa rrugë të tjera urbane, në lidhje me shqetësimet dhe ankesat kryesisht për drejtuesit e mjeteve që parakalojnë në afërsi të kryqëzimeve duke u bërë burim i shtuar për aksidente rrugore por shpesh herë edhe prelud për konflikte fizike midis drejtuesve të mjeteve, kontrolle të cilat kanë përfunduar me konstatimin dhe ndëshkimin e 17 drejtuesve të automjeteve në rrugën “Jordan Misja”, si një nga rrugët më problematike përsa i përket parakalimit të gabuar.

Kontrollet dhe masat administrative do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës me të njëjtin intensitet, ku prezenca më e madhe do të jetë në Sheshet Kryesore ku zhvillohen aktivitetet sociale, kulturore dhe sportive të planifikuara gjatë fundjavës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 04/06/2018 12:51

    Ne Tirane;jo 35 shofere por dhe 35000 te ndeshkuate nuk eshte asgje 90% jane shkelesa te rreg.qarkullimit,Te ashpetsohet kodi I qarkillomit rrugor,me keto mada nuk ka asnje permiresim:te ndalosh,parkosh atije ku eshte tabela qe ndalon keto veprime do te thote-nuk caj kok per 1000lek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal