Policia rrugore 'me dorë të hekurt' në Tiranë, vendos 225 gjoba dhe pezullon 110 leje drejtimi

Policia rrugore 'me dorë të hekurt' në Tiranë, vendos 225 gjoba dhe pezullon 110 leje drejtimi

Policia rrugore në Tiranë

TIRANË- Policia rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në këtë kuadër, gjatë një jave, u arrestuan/proceduan në gjendje të lirë 26 drejtues mjetesh, për shkeljen e rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor. Janë ndëshkuar me masë administrative 955 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

351 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. 

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2100 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 110 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara. 

Janë vendosur 225 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 5 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.  

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot