Policia Rrugore vijon me masat e shtuara në mbarë vendin për të parandaluar aksidentet rrugore.
Tashmë që sezoni i verës po afron dhe numri i automjeteve që lëvizin në akset e vendit shtohen duke krijuar fluks makinash, që lëvizin kryesisht drejt zonave bregdetare, turistike dhe qendrave tregtare e urbane.
Gjithashtu, Rrugorja ka intensifikuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarë automatikë, me kamera dhe patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.
'Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, si rezultat i monitorimit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 45 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo në efektin e lëndëve narkotike.
Janë pezulluar 109 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.', thuhet në njoftimin e policisë.
Së fundmi Rrugorja e Tiranës ka goditur 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e policisë Rrugore, nga drejtuesit e automjeteve me qëllim shmangien e gjobave.
Ndërsa në mbarë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 27 377 drejtues mjetesh për këto shkelje:
1254 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;
7845 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;
1516 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
13 543 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara;
351 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
2306 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakim të gabuar.
562 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor., thuhet në njoftimin e Policisë.
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Kush vë shumë gjoba ikën!' Drejtori i policisë Proda detyra të reja për efektivët e Rrugores: S'dua sasi por cilësi, ndëshkoni vetëm të rrezikshmit
27 Janar, 13:37
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na rëndojnë, mos spekuloni! Situatë personale, nuk lidhet as me presionet dhe as me detyrën
19 Janar, 20:03
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet (EMRI)
15 Janar, 18:35
-
Durrës/ Po i jepte makinës i dehur dhe tentoi të korruptonte efektvin e rrugores, arestohet 59-vjeçari në zonën e Plepave (EMRI)
15 Janar, 11:46
-
Të 'pagdhendur' në rrugë, Qibini për Report Tv: Shoferët s’kanë edukatë për rregullat e qarkullimit, pezullim patente për ata që tejkalojnë shpejtësinë
13 Janar, 16:20
-
As 'dendja' me gjoba nuk i edukoi! 2318 shoferë të rrezikshëm përsëritës në shkelje: Shpejt, me celularë në timon e pa rrip
13 Janar, 15:36
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi gjysmë milioni gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Menaxhimi i trafikut, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara
2 Janar, 15:49
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33