Policia: Së shpejti aksion
kundër kanabisit në Lazarat

Policia: Së shpejti aksion <br />kundër kanabisit  në Lazarat
GJIROKASTER- Në kryeqendrën e kanabisit në Lazarat pritet së shpejti një aksion i gjerë policor për parandalimin e kultivimit të kësaj bime narkotike.
Kreu i Policisë së Qarkut Gjirokastër Halit Murati gjatë një takimi të zhvilluar në Prefekturë tha se ndërhyrja do jetë pa paraljmërim për të ndaluar kulvitimin e kanabisit. Aksioni do realizohet në këtë periudhe e cila njihet edhe si faza fillestare e mbjelljes së kësaj bime.
Më në detaje ai informoi se është hartuar një plan masash ku 5 grupe po minotorojnë gjithë territorin e fshatit ku dyshohet se po përgatitet mbjellja e kanabis.
Kreu i policisë së Gjirokastrës ka kërkuar edhe bashkëpunimin e banorëve të fshatit dhe ka bërë thirrje për vetëpërmmbajtje dhe qetësi.
Të njëjtën thirrje ndaj bashkëfshtarëve të tij ka bërë dhe kreu i komunës Lazarat Dashamir Aliko. “Askush mos luajë më me ligjin, nuk do ketë tolerancë për askënd “u shpreh Aliko.(pn/ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë