Policia serbe “ndihmon” kosovarët
të kalojnë kufirin, 1500 € çdo person

Policia serbe “ndihmon” kosovarët<br />të kalojnë kufirin, 1500 € çdo person
SUBOSTICE - Mediat kosovare kanë transmetuar një video amatore të kosovarëve që largohen drejt Hungarisë, por ajo që është më e rëndësishmja është se kosovarët transportohen nga policia serbe në mënyrë që të mund ta kalojnë më lehtë kufirin ndonëse kundrejt pagesës.

Videoja amatore është regjistruar në Subosticë që konsiderohet të jetë edhe vendi i takimit të emigrantëve kosovarë me trafikantët që i ndihmojnë ata të kalojnë kufirin.

Videoja tregon qartë se policia serbe e cila i ndihmon kosovarët të kalojnë kufirin me Hungarinë është e vendosur në fillim të fugonit ndërsa pasagjerët janë mbrapa.

Sipas mediave kosovare në këtë video janë katër klandestinë të cilët po ndihmohen të kalojnë kufirin nëpërmjet policisë serbe, kundrejt një pagese prej 1500 euro për person.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot