Policia shkel në Lazarat
Bizhga: S’ka mbjellje kanabisi

Policia shkel në Lazarat<br />Bizhga: S’ka mbjellje kanabisi
TIRANE- Dy zëvendësdrejtorë të Policisë së Shtetit kanë shkelur tokën e Lazaratit ditën e djeshme duke pirë edhe një kafe në qendër të komunës “rebele”. Zv/drejtori i Policisë së Shtetit për Krimet e Rënda Sokol Bizhga i shoqëruar dhe nga kolegu i tij Altin Qato, dhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës Hiko Çako, kanë hyrë në fshatin Lazarat dhe sipas tyre, nuk ka asnjë parcelë të mbjellë me kanabis sativa. Vizita e tyre ka qenë e paparalajmëruar dhe pa njoftuar as autoritet lokale. Tre drejtuesit e lartë të uniformave blu kanë hyrë në thellësi të fshatit dhe kanë parë se, në zonat që vjet ishin të mbuluara nga kanabisi, sivjet nuk kishte asnjë shenjë prej bimës narkotike edhe pse sezoni i mbjelljes ka ardhur.

Ata kanë zbritur nëpër fshat dhe janë ndalur në një prej lokaleve të zonës, duke biseduar edhe me banorët e Lazaratit të cilët janë shprehur jo pak të habitur për këtë vizitë. “Në të gjitha terrenet që kemi parë gjatë kësaj vizite nuk kemi parë apo hasur në ndonjë gjurmë të mbjelljes së bimës kanabis sativa”, ka deklaruar zv/drejtori Sokol Bizhga, pasi ka dalë nga fshati i Lazaratit. Sipas tij, çdo ditë e më shumë në këtë fshat ka filluar të ndihet prezenca e shtetit dhe e uniformave blu, gjë e cila sipas tij, është përshëndetur edhe nga vetë banorët. Komuniteti i Lazaratit është duke u ndërgjegjësuar që kultivimi i kanabis sativas nuk duhet dhe nuk do t’u sjellë të ardhme as atyre dhe as fëmijëve të tyre”, ka deklaruar zv/drejtori i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga.

Ky i fundit ka deklaruar se, do të punojë gjatë gjithë kohës që fshati i Lazaratit të hiqet nga harta e zonave që kultivojnë lëndë narkotike. Dhe në fund të vizitës së tij, Bizhga është shprehur se, “meqë ishte pushimi shkuam për të kaluar disa orë”. Në datën 11 prill të këtij viti, po Bizhga ishte ai që zhvilloi një takim me banorët e Lazaratit dhe drejtuesit lokalë ku u diskutua për heqjen e fshatit nga harta e zonave që mbjellin lëndë narkotike.

Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim