Burime policore kanë bërë të ditur se nga hetimet e kryera është konfirmuar se motivi i këtyre ngjarjeve është i lidhur me veprimtarinë policore të goditjes së elementëve kriminal gjatë operacionit policor "Lazarati 2014".
Të rinjtë, të cilët policia i ka identifikuar si autorë të ngjarjeve të fundit dhe që blutë e Gjirokastrës i kanë shpallur në kërkim janë; Arbion Aliko, Alban Aliko, Viktor Aliko, Thimjo Ceka dhe Bervin Basho.
Këta të rinj akuzohen për një sërë veprash kriminale, duke nisur nga shpërthimet me lëndë eksplozive, mbajtjet e armëve pa leje, teksa mbi ta mësohet se do të rëndojë edhe akuza për "Veprime me qëllime terroriste"./atsh/