Policia ka shpërndarë protestuesit e grumbulluar te parlamenti duke hedhur ujë dhe spray lotsjellës drejt tyre.

Kjo ka bërë të mundur që ministrat dhe deputetët të largohen me automjetet e tyre, pasi deri në këtë moment ishin të bllokuar nga protestuesit që i qëllonin me vezë. Një pjesë e deputetëve kanë arritur të largohen më herët, të shoqëruar nga forca të policisë ose Garda e Republikës.


Lajmi kryesor:

Akte dhune/ Deputetët e PS 'rrethohen' në Kuvend, sulm me vezë! Protestuesit gurë efektivëve! 19 të arrestuar, 15 policë e 4 qytetarë të lënduar (VIDEO)