E teksa protesta e opozitës ka degraduar në dhunë, ku protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe me mjete të forta kanë tentuar të thyejnë derën e kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmen me gaz lotsjellës.
Menjëherë ka reaguar Monika Kryemadhi e cila ka paralajmëruar se gazi lotsjellës është më e pakta që mund të bëjë kryeministri Edi Rama duke kërcënuar se ka për t’i paguar lotët e nënave dhe shqiptarëve.
Reagimi i plotë I Kryemadhit:
“Kjo është më e pakta që mund të bëjë Rama. Vërtetë gazi lotsjellës mund të nxjerrë lot nga sytë e shqiptarëve siç ka nxjerrë Rama lot nga sytë e nënave shqiptare por do t’i paguajë këto lot”, tha Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
5 orë flakë e bomba molotov Kryeministrisë, opozita mbyll protestën (VIDEO + FOTO)









