Policia e Shtetit ka uruar shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve për një vit të mbarë e të begatë për çdo familje.
Në mesazh theksohet se blutë shprehin mirënjohje për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe oponencën e qytetarëve dhe të medias, elemente që kanë ndikuar në përmirësimin e punës së tyre, ndërsa theksohet se duhet më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët
Urimi i plotë:
Gëzuar Vitin e Ri 2025!
Çdo fundvit, dollia e mijëra punonjësve të Policisë në shërbim në të gjithë vendin është përshëndetja e ngrohtë për qytetarët që festojnë me familjet dhe miqtë, ndërsa dhurata mbetet besimi i tyre te ky angazhim i përditshëm dhe sakrifikues. Ky besim, së bashku me kontributin e tyre, janë dy shtylla të rëndësishme për përmbushjen e misionit tonë.
Momentet përmbyllëse të vitit janë gjithashtu për bilance, zotime dhe urime. Për Policinë e Shtetit, viti 2024 shënoi hapa të rinj në luftën e vështirë kundër krimit, konsolidoi urat ekzistuese të bashkëpunimit me qytetarët dhe partnerët, si dhe ndërtoi ura të reja mundësish, aftësish dhe eksperiencash. Këto arritje përbëjnë bazën e zotimeve tona për rezultate edhe më pozitive, për më shumë rend dhe siguri.
Sfida të tjera të mëdha na presin gjatë vitit 2025, që kërkojnë përkushtim edhe më të madh, aftësi të përmirësuara dhe një bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët dhe partnerët tanë. Jemi të vendosur që çdo sfidë ta kthejmë në mundësi për të mirën e qytetarëve dhe sundimit të ligjit. Krijimi i një ambienti sa më të sigurt mbetet prioriteti ynë më i madh.
Në vigjilje të ndërrimit të viteve, Policia e Shtetit shpreh mirënjohje për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe oponencën e qytetarëve dhe të medias, elemente që kanë ndikuar në përmirësimin e punës sonë, dhe ju uron një vit të ri të mbarë e të begatë për çdo familje.
Gëzuar Vitin e Ri 2025, me më shumë bashkëpunim dhe besim për të mirën e përbashkët!
S.B/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
42.1%
-
Të gabuar
53.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbështetësit e Veliajt gjatë seancës/ GJKKO e SPAK: Garda kërkoi ndihmë nga policia, por s'reagoi! Ministria të vendosë para përgjegjësisë ata që s'morën masa, u cenua siguria
14 Shkurt, 10:58
-
Kuvend/ Debate të forta në sallë, Bardhi: Batakçinjtë e Bashkisë sulmuan SPAK, Policia nuk veproi! Hoxha: Ishin simpatizantë që u grumbulluan pa njoftim, s’pati asnjë incident
13 Shkurt, 11:21
-
Grumbullimi para SPAK gjatë masës për Veliajn, ministri Hoxha: Ishte e paparalajmëruar, ishin simpatizantë, jo protestues
13 Shkurt, 10:05
-
Proda takim me drejtuesen e zyrës së KE në Shqipëri, Giulia Re: Policia e Shtetit partner i rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit
12 Shkurt, 16:02
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Arrestohet 28-vjeçari i kërkuar nga GJKKO dhe SPAK, ndihmoi në tentativën e vrasjes së Durim Bamit (EMRI+VIDEO)
12 Shkurt, 14:04
-
Berisha flet në podium, militantët sulmojnë me kapsolla Policinë, 3 efektivë të plagosur, njëri u dëmtua në sy nga shpërthimet
8 Shkurt, 18:42
-
Protesta e opozitës/ Kapsolla drejt Kryeministrisë, harrohet 'qeveria teknike'! Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit Soros, do e bëjmë dhe ne! Meta sulmon Dumanin
8 Shkurt, 08:47
-
Analizat vjetore të policisë në Elbasan dhe Korçë, Proda: Garantoni rend dhe siguri gjatë fushatës zgjedhore
4 Shkurt, 18:07
-
Policia bën bilancin për Janarin/ 121 operacione të realizuara, u sekuestruan 100 kg kanabis! 715 të arrestuar
3 Shkurt, 12:08
-
Analizat vjetore të punës së strukturave policore në Vlorë e Fier, Proda: Cilido që cenon imazhin e Policisë do të largohet menjëherë nga radhët e saj
1 Shkurt, 16:57
-
Aksidentuan dy këmbësorët dhe tapë në timon, AMP arreston 2 efektivët (EMRAT)
31 Janar, 14:42
-
Anketimi, 82% e qytetarëve ndihen të sigurt, 65% i besojnë policisë! Rama: Ta mbrojmë nga baltosja! Më shumë transparencë e llogaridhënie! Ministri Hoxha: Jemi në rrugën e duhur
31 Janar, 11:24