Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në fshatin Pjezë të Shijakut.

Lorik Çelmeta dyshohet se mbrëmjen e 26 korrikut, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me një tjetër (në kërkim), gjatë një konflikti kanë goditur me mjete prerëse, 3 persona.

Ndërkohë nga pamjet që ka publikuar policia shihet kur Operacionalja, thyejnë derën në banesën ku fshihej i riu dhe e arrestojnë.

"Policia shtriu", dëgjohet të thuhet në video.

"Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe me Njësinë Operacionale të DVP Durrës, ka organizuar operacionin e koduar “Village”, bazuar në informacionet e siguruara për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, i cili fshihej në një fshat. 

Si rezultat i operacionit, u kap në fshatin Pjezë, Shijak, dhe u ndalua shtetasi L. C., 19 vjeç, banues në Shijak.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 26.07.2026, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. H. (në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse, 3 shtetas.   

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 04.08.2026, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit L. C. dhe M. H., për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Vijon puna për kapjen e shtetasit M. H", njofton sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë