Policia spanjolle në “gjah” për
Dritan Rexhepin, akuzohet për vrasje
I cilësuar si i pari vrasës me pagesë në Shqipëri, Dritan Rexhepi, mjeshtri i arrative, i akuzuar edhe për vrasje policësh apo trafik droge rezulton mes 10 kriminelëve më të kërkuar në Spanjë. Policia ka publikuar fotot e 10 personave të rrezikshëm, duke kërkuar që çdokush kishte informacion rreth tyre të telefononte menjëherë në rajonet më të afërta.
SPANJË- I cilësuar si i pari vrasës me pagesë në Shqipëri, Dritan Rexhepi, mjeshtri i arrative, i akuzuar edhe për vrasje policësh apo trafik droge rezulton mes 10 kriminelëve më të kërkuar në Spanjë. Policia ka publikuar fotot e 10 personave të rrezikshëm, duke kërkuar që çdokush kishte informacion rreth tyre të telefononte menjëherë në rajonet më të afërta.
Ekspertët kanë përllogaritur me përafërsi vendndodhjet e mundshme të të arratisurve nga burgu, ku Rexhepi mendohet të strehohet momentalisht në Katalonja, teksa herën e fundit që u dëgjua për të ishte një njoftim i policisë së Britanisë së Madhe, e cila gjithashtu dyshonte se strehohej atje.
Ndërsa si fytyrë 33-vjeçari Dritan Rexhepi është parë së fundmi gjatë arratisjes spektakolare nga një burg në Belgjikë, ku ishte arrestuar sepse kërkohej edhe nga Italia apo Holanda për trafik droge dhe arratisje të tjera nga burgu. Rexhepi do të listohej si personi më i kërkuar në vend pikërisht në vitin 2006. Asokohe, djali që ishte student juridiku në Tiranë, u kap me dy pistoleta në hollin e Hotel Tiranës, duke pirë kafe bashkë me një shokun e tij. Policia përcolli me shumë bujë arrestimin e tij, ndërsa u tha se vlonjati dyshohej dhe akuzohej si vrasës me pagesë.
Për policinë, Dritan Rexhepi rezultonte të ishte autori i vrasjes së dy punonjësve të policisë në Fushë-Krujë në vitin 1998. Natën e arrestimit Rexhepi arriti të arratisej nga Komisariati i Durrësit. Në Itali u arratiset nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias bashkë me dy shqiptarë të tjerë.
Në korrikun vitit 2011, Gramoz Rexhepi do të arrestohej për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona. Grabitjen shqiptari e kishte kryer në një natë magjike për katalanasit, pikërisht në momentin kur gjithë Katalonja gjendej në shesh duke festuar fitoren e “Champions Ligë”-s nga Barcelona. Rexhepi u kërkua për ekstradim nga 4 shtete.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.4%
Vota total: 1518
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor, 14:52
-
Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)
27 Dhjetor, 14:48
-
IdentiTek: Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor! Do të kryhen inventarët vjetor
27 Dhjetor, 14:48
-
Meta nuk ndal sulmet as nga burgu për Dumanin: Mercenar i Ramës! Nuk burgosen dot kauzat e PL
27 Dhjetor, 14:45
-
Skuadra më e ndjekur në botë s'është në Evropë, lihet pas Dortmundi! Inter 'mbret' në Itali
27 Dhjetor, 14:40
-
Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër
27 Dhjetor, 14:37
-
Trafiku i rënduar në Tiranë/ Eksperti në Report Tv: Duhet plan i studiuar! Disa akse si rruga e Dibrës të bëhen me një sens
27 Dhjetor, 14:36
-
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla
27 Dhjetor, 14:09
-
PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë
27 Dhjetor, 14:05
-
NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis
27 Dhjetor, 13:53
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor, 13:43
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42