Policia sqaron pse u arrestua
avokati Genc Gjokutaj, 2 akuzaVD/Gjokutajt iu hoq patenta para 9 muajsh
Policia e Tiranës ka sqaruar këtë të diel arsyen e arrestimit të avokatit Genc Gjokutaj një natë më parë pranë ish-stadiumit "Qemal Stafa".
Policia e Tiranës ka sqaruar këtë të diel arsyen e
arrestimit të avokatit Genc Gjokutaj një natë më parë pranë ish-stadiumit "Qemal Stafa".
Sipas policisë, 49-vjeçari duke drejtuar automjetin tip "Mercedes Benz", nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.
Policia sqaron se shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentet e mjetit, por kanë hasur në rezistencën e tij.
"
Genc Gj. nuk ka pranuar t'i japë dokumentet punonjësit të policisë por ka filluar t'i ofendojë ata.
Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar sëbashku me mjetin në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale.
Ky shtetas dyshohet se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryejë testin e alkoolit me aparatin drager", thuhet në deklaratën e policisë.
Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë̈ së rendit publik" dhe "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi", parashikuar nga Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.
Genc Gjokutaj u shoqërua një natë më parë nga policia pasi refuzoi të bëjë testin e alkoolit. Gjokutaj është ndaluar për një kontroll rutinë, ndërsa ka rezultuar se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Ky incident i Gjokutajt me policinë vjen pas atij të nëntë muajve më parë kur iu hoq patenta, për tejkalim shpejtësie.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00