
24 orë pas të shtënave me armë në Durrës ka reaguar policia duke sqaruar se ditën e djeshme, rreth orës 12:00 në rrugën “Pavarësia”, është qëlluar një herë, me armë zjarri, në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar. Si rezultat i hetimeve, forcat blu nuk bëjnë me dije të dhëna të tjera ndërsa vijon puna intensive për kapjen e autorit.
"Theksojmë se në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person", njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Misteri i atentatit në Durrës! Qëllohet në drejtim të makinës së maqedonasit, pranë kaloi një person me precedent penal, i shoqëruar nga nipi i ish-ministrit të LSI










