Suedia lejon demonstratën islamofobe jashtë një xhamie në Stokholm, protestuesit mund të djegin kuranin! Turqia: E papranueshme

Suedia lejon demonstratën islamofobe jashtë një xhamie në Stokholm, protestuesit mund të djegin kuranin! Turqia: E papranueshme

Kurani

Policia suedeze ka dhënë leje për një protestë ku organizatori planifikon të djegë Kuranin, librin e shenjtë islam jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit, në ditën e festës së Kurban Bajramit.

Kërkesa e bërë nga 30-vjeçari Rasmus Paludan, i cili është i njohur për protestat e tij islamofobike  specifikon qëllimin për të mbajtur një demonstratë kundër Kuranit, megjithëse nuk është e qartë nëse organizatori synon të djegë një kopje të librit të shenjtë të myslimanëve.

"Ne jemi të përgatitur për disa skenarë të mundshëm dhe kemi marrë masat që i konsiderojmë të nevojshme," tha zëdhënësja e policisë.

Turqia ka dënuar vendimin e autoriteteve suedeze për të miratuar një demonstrim të vogël të djegies së Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm të mërkurën, një veprim që ata thonë se  mund të rrezikojë ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n përpara samitit kyç të bllokut në korrik.

Drita jeshile për mbajtjen e demonstratës erdhi dy javë pasi një gjykatë suedeze e apelit hodhi poshtë vendimin e policisë për të mohuar lejet për dy demonstrata në Stokholm, të cilat do të përfshinin djegien e Kuranit.

Policia kishte përmendur në atë kohë shqetësime sigurie, pas djegies së librit të shenjtë mysliman jashtë ambasadës së Turqisë në janar, e cila çoi në javë të tëra protestash, thirrje për bojkot të mallrave suedeze dhe bllokoi më tej ofertën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Myslimanët të cilët janë të indinjuar nga shkatërrimi i librit të shenjtë dhe akte të ngjashme në të kaluarën kanë shkaktuar protesta të dhunshme, mund të reagojnë ashpër nëse libri i tyre i shenjtë digjet në këtë demonstratë.

Policia argumentoi se protesta e janarit e kishte bërë Suedinë një objektiv me përparësi më të lartë për sulme.

Turqia, e cila ka bllokuar ofertën e vendit në NATO për shkak të asaj që e percepton si dështim të Stokholmit për të goditur grupet kurde që i konsideron "terroriste", u ofendua veçanërisht që policia kishte autorizuar demonstratën e janarit.

Policia më pas ndaloi dy kërkesa të mëpasshme për protesta që përfshinin djegien e Kuranit, jashtë ambasadave turke dhe irakiane në Stokholm në shkurt.

Gjykata e apelit në mesin e qershorit vendosi se policia kishte gabuar që i ndaloi ato, duke thënë se problemet e rendit dhe sigurisë të referuara nga policia nuk kishin lidhje me ngjarjen e planifikuar.

Në dhënien e lejes së re të protestës, policia tha se rreziqet dhe pasojat e sigurisë që priste në lidhje me protestat nuk ishin të mjaftueshme për të garantuar mohimin e kërkesës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:38
Suedia lejoi djegien e Kuranit jashtë xhamisë së Stokholmit, reagon Turqia: Akt mizor dhe i papranueshëm

1687981144_fdfdf.JPG

Turqia ka dënuar vendimin e autoriteteve suedeze për të miratuar një demonstrim të vogël të djegies së Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm të mërkurën, një veprim që ata thonë se  mund të rrezikojë ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n përpara samitit kyç të bllokut në korrik.

Ministri i Jashtëm i Turqisë dënoi protestën të mërkurën, duke e quajtur atë një "akt të urryer".

“Është e papranueshme të lejohen këto veprime anti-islame nën pretekstin e lirisë së shprehjes. Të mbyllësh sytë ndaj akteve të tilla të urryera do të thotë të jesh bashkëfajtor në to”, tha Hakan Fidan në një deklaratë.

Drejtori i Komunikimit të qeverisë turke, Fahrettin Altun, shtoi në një postim në Tëitter: “Jemi të lodhur dhe të munduar nga mundësimi i islamofobisë dhe rasteve të vazhdueshme të urrejtjes për fenë tonë nga ana e autoriteteve evropiane, veçanërisht në Suedi”.

“Ata që kërkojnë të bëhen aleatët tanë në NATO, nuk mund të tolerojnë apo mundësojnë sjellje destruktive të terroristëve islamofobikë dhe ksenofobikë”, tha ai.

M.T/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • smi ttrop: 01/07/2023 18:57

    njerez te pa shpirt dhe injorant , meren me libra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK