Policia suedeze dërgon një pako
droge në ambasadën shqiptare

Policia suedeze dërgon një pako<br />droge në ambasadën shqiptare
Një pako droge është dërguar gabimisht nga policia në ambasadën Shqiptare në Suedi. Pakoja e pazakontë, kishte të shkruar në të logon “Kanabis” dhe “pluhur”, dhe ishte dërguar me postë në ambasadë, ku kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë policinë. Punonjësit e ambasadës lajmëruan menjëherë policinë për verifikimin e pakos pasi dyshonin për lëndë eksplozive.

Pas verifikimeve nga policia rezultoi se ishin dy qese me lëndë narkotike të llojit “kanabis”dhe tri qese më të vogla me mbishkrimin “pluhur”, e cila kishte brenda po lëndë narkotike. 
Nga hetimet rezultoi se ka qenë pikërisht policia ajo që e ka dërguar pakon në ambasadën shqiptare në Suedi. 

Sipas punonjësve të policisë, një punonjës i saj, për shkak të një gabimi kompjuterik, e dërgoi pakon me drogë në ambasadën në Stokolm, në vend që ta dërgonte në laboratorin e kriminalistikës në Policinë e Suedisë.

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit