STAMBOLL - Policia Turke ka bastisur një stacion televiziv dhe një gazetë pranë klerikut të SHBA me bazë myslimane, Fetullah Gulen, duke arrestuar disa persona, vetëm dy ditë pasi presidenti i vendit Tayip Erdogan nisi një fushatë të re kundër mbështetësve të Gulen.
Ky akt ka revoltuar qindra persona të cilët kanë dalë në hyrje të medias të shënjestruar nga policia ku u arrestuan dhjetra persona. Policia nisi operacione të njëpasnjëshme në disa vende në Stamboll dhe provinca përreth Turqisë duke ndaluar dhe drejtuesin e një televizioni pranë Gulen.
Kjo bastisje shënoi një përshkallëzim të luftës së Erdogan kundër ish-aleatit të tij Gulen, me të cilin ka patur një konflikt të hapur që prej nisjes së një hetimi që shënjestronte rrethin e ngushtë të Erdogan për korrupsion, rreth një vit më parë.
Protestues të shumtë kërkuan mos cënimin e medias dhe mos ndalimin e fjalës së saj. Me pankarta nëpër duar ata protestuan duke thirrur se kjo ishte një ditë e shëmtuar për demokracinë në Turqi. Sipas mediave lokale janë arrestuar 32 persona, shumica e të cilëve pjesë e stafit të disa prej mediave më të mëdha në vend. Partia e Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002 dhe në vitet e parë na pushtet prezantoi shumë reforma demokratike dhe ndaloi përfshirjen e ushtrisë në politikë.
Aleatët e NATO-s e citojnë Turqinë si shembull i demokracisë myslimane, por kritikët e kanë akuzuar sëfundmi Erdogan për tendencë autoritare, rrikthim në traditave islamike dhe intolerancë për kundërshtarët.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com