
Policia i është drejtuar me thirrje të drejtpërdrejtë, kryetarit të Partisë Demokratike, dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, të bëjnë hap pas nga dhuna.
"Z. Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhit: Merrni masa të largoni nga protesta personat e dhunshëm që sulmojnë policinë me bomba molotov, kapsolla e sende të forta: Merrni masa të largoni nga protesta personat e maskuar", bëri thirrje policia.
Lajmi kryesor:
7 orë bomba molotov ndaj institucioneve, Basha: Në mëngjes kërkojmë lirimin e Dollapit! Të hënën sërish protestë (VIDEO)






