Mëngjesin e sotëm poseduesit e varkave por dhe banorë të Temalit dhe vizitorë që kishin zgjedhur sot të vizitonin liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës kanë bllokuar tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste ndaj operacionit të policisë të koduar “lundrimi I sigurtë”

Poseduesit e varkave, mes tyre dhe 13 shtetas të cilëve policia ua kishte bllokuar varkat, kanë bllokuar rrugën hyrëse që të çon në drejtim të HEC të Komanit ku bëhet dhe nisja e udhëtarëve në drejtim të destinacioneve qoftë përgjatë liqenit të Komanit dhe lumit të Shalës.

Prej disa ditësh policia e Shtetit vijon monitorimin në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës për të verifikuar nëse këto mjete janë të certifikuara dhe zbatojnë të gjitha standardet e lundrimit për të qenë të sigurta për turistët që I frekuentojnë.

Gjatë ditëve të operacionit, pronarët e mjeteve të lundrimit që ishin pa dokumentacion kanë kërkuar që Policia të mos t’ju bllokonte mjetet e lundrimit dhe paraditen e sotme të  ndihmuar dhe nga banorë të tjerë të zonës bllokuan hyrjen në tunel, duke kundërshtuar  bllokimin e mjeteve lundruese artizanale dhe të atyre  pa dokumenta, informoi policia

Protesta ka vijuar deri në orën 15:00 ku me ndërhyrjen e policisë protestuesit kanë liruar hyrjen e tunelit dhe ka vijuar lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.

Policia u kërkon poseduesve të varkave të aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për pajisjen e mjeteve të lundrimit me çertifikatë lundrimi dhe dokumentacion përkatës. Si dhe marrjen e masave të  tjera  të sigurisë me qëllim kryerjen e sigurtë të  aktivitetit  të lundrimit për sigurinë e jetës së  turistëve dhe vizitorëve.

“Deri në këto momente  janë pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me dokumentacion 3 mjete lundruese  dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë , që iu bllokuan mjetet lundruese  gjatë operacionit” informoi policia e shtetit pasditen e sotme.

Ndër të tjera policia kërkon të sqarojë se operacioni ka për qëllim të vetëm sigurinë e  jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.

Gjithashtu apelon sërish, për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat liqenore, lumore dhe detare që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.

Lundrimi i sigurtë

Më 13 korrik policia  ndërmori operacionin e koduar “Lundrim i sigurtë” për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve dhe të përmbushjes së kritereve të sigurisë të mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, si dhe për marrjen e masave penale dhe administrative ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre mjeteve, që kapen në paligjshmëri. Gjatë këtij operacioni u bllokuan 46 mjete lundruese (traget, skafë dhe varka artizanale) që sipas policisë ishin në cenim të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë. Nuk kishin pajisur pasagjerët me jelekë shpëtimi) për transport ditor, për qëllime turistike, të vizitorëve në këto vende.

Policia u lejon përdorimin e varkave vetëm për nevoja familjare ndërsa do të jetë e ndaluar lëvizja e turistave derisa ata të çertifikojnë mjetet e lundrimit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Pronarët e varkave bllokuan për gati 7 orë tunelin e Komanit, ndërhyn policia në 15:00 nis lëvizja e lirë

 

Policia e shtetit njoftoi se në orën 15:00 është liruar hyrja e tunelit e cila ishte bllokuar nga përdorues të varkave por dhe turistë të cilët kishin shkuar për të udhëtuar me varka në liqenin e Komanit dhe në Lumin e Shalës.

Pas një komunikimi me banorët nga përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.

Ndërkohë mësohet se banorët e zonët kanë filluar të aplikojnë menjëherë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të çertifikuar mjetet lundruese dhe pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës si dhe marrjen e masave të  tjera  të sigurisë me qëllim kryerjen e sigurtë të  aktivitetit  të lundrimit për sigurinë e jetës së  turistëve dhe vizitorëve.

Deri në këto momente  janë pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me dokumentacion 3 mjete lundruese  dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë , që iu bllokuan mjetet lundruese  gjatë operacionit.

Policia e Shtetit  thekson edhe një herë se ky operacion  ka për qëllim të vetëm sigurinë e  jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.

Gjithashtu apelon sërish, për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat liqenore, lumore dhe detare që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.

Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë.

Ora 17:35
'Varkat s'na i bllokoi as Enver Hoxha, me ta mbajmë familjet!' Banorët e Temalit i kërkojnë kohë policisë për çertifikimin e mjeteve lundruese të lumit të Shalës

1689442927_finalprojekt.01262220.Still042.jpg

Prej ditësh policia e shtetit ka ndërmarrë një aksion të koduar “lundrimi I sigurtë” me anë të cilës po monitoron të gjitha mjetet e lundrimit që ofrojnë udhëtime në lumin e Shalës dhe përgjatë liqenit të Komanit.

Por ky operacion ka nisur në mes të sezonit dhe kjo u dëmton punën.

Poseduesit e varkave thonë se nuk janë kundër veprimeve të shtetit por kërkojnë nga ata tu jepet kohë për plotësimin e dokumentacionit. Gjatë kësaj periudhe ata kërkojnë që të mos u bllokohen varkat pasi për ta është I vetmi burim I të ardhurave.

“Pasuria më e madhe është ky ujë. Të na lënë një rrugë zgjidhje që të mos ikin me emigru. Të hanë një kafshatë bukë. Tokat na I ka zënë liqeni, të paktën të na lënë të jetojmë në punë tonë. Të vijë komisioni të verifikojë varkat. Do i përgjigjemi shtetit, nuk po i kundërvihemi por të na lënë të jetojmë. Po na ikën dhe varkaxhinjtë, lokali e banorët. Të japin një afat kohor. Askush nuk thotë se s'do paguajmë taksa por të na lënë të punojmë”

Poseduesit thonë se varkat janë që në kohën e Enverit por për ta janë mjet jetese.

“Zona e Temalit duke nisur nga Komani deri në Valbonë lundron me këto varkat e Enverit që në 1980 kur është vënë liqeni i Komanit i kemi përdorur për të sëmurë, për rastet e të vdekurve. Mbajmë familjet. Mbajmë dhe banorët. Është bllokuar dhe turizmi. Me këto varka kanë udhëtuar edhe 2 mijë persona në ditë. Ata që kanë nxjerrë ligjin me blloku varkat që Enver Hoxha nuk i ka blloku do ti vijë e keqja në Tiranë"