Policia urdhër për ndalimin e lëvizjes së gomoneve në Vlorë! Bllokohen turistët në ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit

Në ditën e tretë të tragjedisë e cila ndodhi në plazhin e Potamit në Himarë, policia kufitare ka vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare të gjirit të Vlorës dhe jo vetëm. Ditën e sotme në detin e Vlorës të rralla kanë qenë mjete lundruese që shikoje në det duke lëvizur, nga frika e kontrolleve, ndërkohë që Jet-ski nuk kishte as të parkuara jo më në lëvizje në det.

Në vend qëndrimin e mjeteve lundruese në afërsi të portit të Vlorës , aty ku dhe këto mjete nisen çdo ditë me turist janë të ankoruara  rreth 70 mjete tip gomone kryesisht. Ndërkohë që ditën e sotme kanë qenë një makinë e policisë kufitare e cila jepte lejet për gomonet që te lëviznin në det , ndërsa në det ishte dhe gomonia e policisë që kontrollonte mjetet për dokumentacionin. Në orët e para të ditës janë nisur me pushues drejt Ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit 15 gomone, ndërkohë që në orën 11 ka ardhur një urdhesë nga policia që asnjë mjet lundrues nuk duhet të qarkullojë në det.

Ndërkohë që disa mjete motorike të cilët kanë çuar turistë në mëngjes nuk lejohen të shkojnë t’i marrin pas urdhrit nga policia kufitare. Aksidenti tragjik në Himarë ka vënë në lëvizje edhe Policinë Kufitare në Shëngjin. Një ditë më parë, nga kontrollet e policisë Shëngjin janë bllokuar 10 motora jet ski, 2 gomone dhe 2 varka të vogla për shkak të lejeve të drejtimit.

Dy ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomone me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/08/2022 02:51

    Po nje plan per evakuimin e shpetimin e turisteve te bllokuar ne Sazan e Karaburun e kane menduar policia?

    Përgjigju
  • Çentrale: 04/08/2022 21:31

    Urdhëra si në komunizëm, e pastaj thonë që jemi në Evropë. Në Itali u përplasen dy megaskafe por policia nuk bllokoi gjithë detin

    Përgjigju
  • Labi: 04/08/2022 17:06

    Po mbylli se na cN rakun sna lan te bejm plazh nje dit plerat viu viu kemi prik te bejm 20 metra not bastardet po vStrad policia qe u kan mar leket gomone pa letra sarand se kuestrohwn mbas asaj qe ndodhi ne vend te vente ne birg shwfi ikufirit qe i ka lehuar

    Përgjigju
  • Lala: 04/08/2022 16:20

    Urdho CA urdhri policia Tani ska levizje ne det.ok at qe Jan me sazan QE I can keta operatorer kush do I marri ?apo ce deshe leji te ngordhin atje pa Uj e pa buk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë