Policia vijon aksionin në Lazarat, sekuestrohen 8.8 litra vaj hashashi

TIRANË, 26 Qershor/ATSH/- Policia e Shtetit vijon operacionin në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.
Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se sasia e vajit të hashashit të gjetur e sekuestruar nga forcat e policisë shkon në 8.8 litër, pasi mbasditen e djeshme u gjet dhe një tjetër sasi prej 5.8 litër vaj hashishi.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme deri në këto momente gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjetur:
-          400 kg kanabis i gjetur gjatë kontrolleve në 2 banesa
-          3 qese hashash i bluar
-          14 automatikë, 6 pushkë, 2 mitrolozë të lehtë, 1 shtrat mitrolozi
-          13 armë të djegura: 11 automatikë, 1 mitroloz, 1 pistoletë
-          61.412 fishekë të llojeve të ndryshme dhe arka me fishekë të llojeve të ndryshme
-          Një sasi e konsiderueshme granatash, tritol, krëhra fishekësh dhe kapsolla detonatore
-          2 pajisje për presimin e  lëndës narkotike
-          4 qese me fitil zjarrpërcjellës
-          Pjesë pushke /a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump