Policia e Shkodrës ka arrestuar një 16-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 6”.
I mituri, dyshohet se ka bashkëpunuar me një 35-vjeçar, për të përshtatur një banesë në lagjen “Ndoc Mazi”, për kultivimin e kanabisit.
35-vjeçari është ende në kërkim nga policia.
Më herët, lidhur me këtë operacion, 2 punonjës të OSHEE u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe një shtetase tjetër, për moskallëzim krimi.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Vijon operacioni policor i koduar “Neonët 6”, kapet njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan 16-vjeçarin që ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi”, për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Komente






