Policia duket se më në fund ka zbuluar vendndodhjen e lordit meksikan të drogës “El Chapo” falë një gabimi të djalit të tij.
Jesus Aldredo Guzman Salazar, 29 vjeç, postoi në Twitter një foto të tij dhe dy pesonave të tjerë duke drekuar në një restorant.
Ai përdori një smartphone (të zgjuar), por nuk u tregua mjaftueshëm i zgjuar për të hequr opsionin që publikon automatik vendndodhjen bashkë me publikimin e fotos.

(Fotoja e postuar nga Jesus Aldredo Guzman Salazar në Twitter)
Në Twitter bashkë me foton tregohet se ata ndodhen në Kosta Rika. Dy personat e tjerë në foto u është mbuluar fytyra me figura, por njëri prej tyre ngjason shumë me Joaquin “El Chapo’’ Guzman.
“El Chapo”, i cili është lider i kartelit Sinaloa, u arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Meksikë në korrik dhe që prej atëherë është në kërkim intensive nga polica e vendin të Amerikës Qendrore.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com