Një pjesëtarit të policisë kufitare të Kosovës, sot i është djegur automjeti në Mitrovicë të Veriut.
“Rreth orës 05:30 është djegur një veturë para një ndërtese. Ende nuk kemi të dyshuar”, konfirmoi zëdhënësi i policisë së Kosovës Veton Elshani.
Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një polic me kombësi serbe, i cili nuk ishte larguar nga puna në nëntor të vitit 2022, kur serbët në mënyrë masive u larguan nga institucionet e Kosovës.
Muajin e kaluar u regjistruan dy djegie të pronave të serbëve në Kosovë.
Ndërkohë, po sot, për vizitë në veri të Kosovës ishte kryeministri Albin Kurti
Ai u ndal në Leposaviç ku u takua me kryetarin Lulzim Hetemi i cili prej muajsh është ngujuar në zyrën e tij.
Pas disa ditësh në katër komunat veriore do të votohet për shkarkimin e kryetarëve aktualë.